Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, e cila ofron shërbime për mbi 64 mijë banorë, mungojnë pediatri dhe gjinekologu. Pacientët kërkojnë ndryshime në udhëzimet administrative dhe ankohen për çmimet e larta të shërbimeve në ordinancat private.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë thotë se statuti i QKMF-së në Fushë Kosovë, nuk përfshin këto shërbime, pasi nuk ekziston një maternitet në këtë qendër.
Për shkak të legjislacionit në fuqi, specializimet të cilat gjenden në kujdes parësor, vazhdojnë të punojnë deri në pensionim, porse nuk mund të zëvendësohen me kuadro të reja.
Qytetari Reshat Blakqori thekson se nevoja për pediatër dhe gjinekolog është tepër e madhe, sidomos tani që është bërë prind.
Blakqori për KosovaPress, shprehet se për shkak të mungesës së shërbimeve pediatrike dhe gjinekologjike në QKMF-në e Fushë Kosovës, detyrohet të shkojë në ordinancat private, ku çmimet për shërbime janë shumë të larta.
“Mungesa e pediatrit është një mungesë shumë e madhe, pasi edhe unë jam bërë prind para tre muajve, edhe pse shërbimet më janë kryer mjekët e përgjithshëm, por pediatri mungon. Gjithashtu, edhe gjinekologu është dashur gruan ta dërgojë në Prishtinë ose në ordinancë private për të marrë trajtim…
Jo janë të shtrenjta, por me pagën në Kosovë është e dhimbshme që kur i kemi institucionet e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, edhe komunat tona t’u ofrojnë qytetarëve shërbimet e nevojshme që janë për çdo qytetar…Këtu është shumë e nevojshme që të ketë edhe pediatër, edhe gjinekolog”, thekson Blakqori.
Nevojën për pediatër e thekson edhe Afrim Rashica, banor i Fushë Kosovës. Ai thotë se rritja e popullsisë në këtë komunë, rrit kërkesën që të ofrohen shërbime pediatrike.
Edhe Rashica potencon se për shkak të mungesës së këtyre shërbimeve, banorët e Fushë Kosovës duhet të marrin trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ose në klinika private.
“Është e nevojshme që të ketë pediatër, kemi nevojë shumë sepse komuna e Fushë Kosovës është rritur popullsia. Nëse s’ka pediatër këtu, duhet dërguar në privat ose në QKUK në Prishtinë. Është i nevojshëm për popullatë…Vizitat janë të shtrenjta, të shkosh në privat janë shumë shtrenjtë. Të shkosh në Prishtinë na kushton, transporti. Këtu e kemi shumë afër dhe është shumë i nevojshëm pediatri për komunë tonë”, potencon Rashica.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Fushë Kosovë, Remzi Shala në një prononcim për KosovaPress, tregon se pediatri është pensionuar para dy vitesh, ndërsa gjinekologu e ka liruar vendin e punës për arsye personale.
Shala thekson se ka shumë kërkesa nga banorët për të marrë shërbime nga pediatri dhe gjinekologu. Ai potencon se bashkë me kuvendin komunal kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë që ky udhëzim të ndryshojë, porse kjo e fundit nuk e ka aprovuar.
“Sipas udhëzimit dhe statutit unik, i cili ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe e kemi aprovuar edhe ne në kuvendin komunal të Fushë Kosovës. Aty ceket që në kujdesin parësor shëndetësor ku nuk ka maternitet, nuk mund të ketë gjinekolog dhe pediatër. Ne para dy viteve kemi pasur gjinekolog, por ka pasur mundësi, aty thotë që kuadrot të cilët janë duke punuar edhe gjinekologu edhe pediatri, të vazhdojnë deri në pensionim.
Kurse, ne sa i përket pediatrit, është pensionuar dhe nuk kemi pasur të drejtë të pranojmë pediatër, kurse gjinekologu e ka liruar vendin për shkak të kërkesës së tij personale…Edhe pse kërkesat janë të shumta nga banorët e Komunës së Fushë Kosovës, edhe pse ne kemi bërë kërkesë edhe kuvendi komunal ka bërë kërkesë në ministri. Sepse Fushë Kosova ka disa specifika të veçanta sepse është një komunë e cila është shumë mbingarkuar dhe nuk ka spital, shërbim sekondar. Për shërbimet të cilat është dashur të kryhen në shërbime sekondare, ato ne i dërgojmë në QKUK, kur dihet se për ato raste nuk duhet, por jemi të detyruar t’i dërgojmë”, potencoi Shala.
Përveç kësaj, Shala shprehet se po përballen edhe me mungesë të stafit. Ai thekson nevojën për rritjen e numrit të mjekëve dhe infermierëve, pasi sipas tij, kërkesat për trajtim në këtë qendër janë të mëdha.
“Staf të mjaftueshëm nuk ka, ka nevojë. Në bazë të kërkesës së udhëheqës strukturës, konkretisht kryetarit dhe drejtorisë të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, vitin e kaluar ministria na pati lejuar disa norma, por përsëri ka nevojë për rritjen e normave. Për stafin shëndetësor, për mjekë dhe infermierë. Edhe në bazë të statistikave të fundit veçse është dyfishuar popullata në Fushë Kosovë”, thotë Shala.
Lidhur me këtë kërkesë, Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, thotë se në mungesë të funksionimit të maternitetit në këtë qendër, statuti i QKMF-së, nuk i parasheh shërbimet e pediatrisë dhe gjinekologjisë.
“Sipas Udhëzimit Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor, neni 15, Profesionistët Shëndetësor në KPSH, pika 2, thotë se ‘’Në QKMF ku funksionon materniteti, është i domosdoshëm gjinekologu dhe neonoataologu ose pediatri’’, andaj Statuti i QKMF-së në Fushë Kosovë nuk i parasheh këto shërbime”, thuhet në përgjigjen me shkrim të MSH-së për KosovaPress.
Ndërkaq, sipas nenit 15 të udhëzimit administrativ në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor, profesionistët shëndetësor që ofrojnë shërbime shëndetësore në IKP janë: specialist i Mjekësisë Familjare, doktor i Mjekësisë, Doktor i Stomatologjisë, Specialist i Pedodoncisë dhe preventivës, farmacist i diplomuar, Specialist i Biokimisë klinike, Infermier i/e diplomuar, mami e diplomuar, teknik laborant, teknik i farmacisë, radiologu e të tjerë.
Në këtë nen thuhet se në QKMF-të, ku funksionon materniteti, është i domosdoshëm Gjinekologu dhe Neonatologu ose Pediatri, derisa potencohet se punën vazhdojnë në KPSh, si konsulent të Mjekëve Familjarë deri në pensionim. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker