Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë ka përfituar një donacion të rëndësishëm me pajisje mjekësore nga kontingjenti italian i KFOR-it (RC–W CIMIC).

Donacioni u pranua nga drejtori i QKMF-së, dr. Afrim Krasniqi, i cili falënderoi Nënkolonelin Matteo Maiorana dhe pjesëtarët e komandës rajonale perëndimore të KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme.


Sipas dr. Krasniqit, pajisjet do të vihen menjëherë në përdorim nga stafi mjekësor dhe pritet të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se kontributi i KFOR-it italian nuk kufizohet vetëm në fushën e sigurisë, por shtrihet edhe në mbështetjen e sektorit të shëndetësisë primare përmes donacioneve të rregullta.

Ky donacion konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të QKMF-së dhe rritjes së standardeve të trajtimit shëndetësor në komunën e Malishevës. /Telegrafi/