Kryetari i Prishtinës Përparim Rama e ka “rikthyer” deklaratën e famshme “Qiti paret kryeministër” pas fitores historike të Kosovës ndaj Sllovakisë.

Kryeministri Kurti ka premtuar 500 mijë euro në rast që Kosova kualifikohet në finalen e play-offit të Kupës së Botës, gjë që e arritën me triumf 3-4 te sllovakët.


Rama, i cili ishte i pranishëm në Bratislavë pranë shumë emrave tjerë të politikës, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin ka publikuar një foto nga festa në stadium.

“Qiti paret kryeministër Albin Kurti”, shkroi ai ndër të tjera.

Ndërkohë, Kurti ka premtuar edhe 1 milion euro në rast që Kosova e siguron pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror ndaj Turqisë të martën e ardhshme./Telegrafi/

telegrafi sport app