Ligji për arsim fillor nuk e përcakton qartë nëse transporti i nxënësve është i garantuar vetëm për lëvizje shkollë-shtëpi brenda për brenda komunës, (sikurse pretendojnë këta të fundit) apo edhe për lëvizje të nxënësve nga njëra komunë në tjetrën. Kjo ka lënë dore të lirë komunave që në rastet kur nxënësit e njërës komunë mësojnë në shkollat e komunave tjera të mos marrin për sipër organizmin e transportit të tyre nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.
Ideja për ndërtimin e një shkolle fillore në lagjen “Vizbeg” të Shkupit, përveç se ka shtuar shpresat për zgjidhjen e problemit arsimor të qindra nxënësve të kësaj lagje, ka zbehur mundësitë për zgjerimi eventual të shkollës “26 korriku” në lagjen e Shutkës, shkruan gazeta Koha.
Kjo shkollë, e cila graviton në komunën që ka të njëjtin emër me lagjen në të cilën ndodhet shkolla, është tani e shumë vite zgjidhje për pjesën dërmuese të nxënësve që jetojnë në Vizbeg. Një pjesë e nxënësve, prindërit e të cilëve janë në mundësi ti dërgojnë fëmijët nëpër shkolla të komunave tjera, shkollohen kryesisht në shkollat fillore “Ismail Qemali”, “Kongresi i Manastirit” apo “Liria”, në Komunën e Çairit. Mirëpo, pjesa dërmuese e prindërve nuk e kanë mundësinë e sigurimit të transportit dhe për këtë arsye nxënësit që mësojnë në SHF “26 Korriku” janë të detyruar të ecin çdo ditë nga dy – tre kilometra në njërin drejtim.
Mundësia për të shfrytëzuar transportin falas, i cili është i garantuar për çdo nxënës që udhëton më tepër se dy kilometra nga shtëpia e tij është gjithashtu një opsion i pamundur për këta fëmijë pasi ligji nuk i ka saktësuar sa duhet mundësitë e shfrytëzimit të kësaj të drejte. Ligji nuk e përcakton nëse transporti është i garantuar vetëm për lëvizje shkollë-shtëpi brenda për brenda komunës, sikurse pretendojnë këta të fundit apo edhe për lëvizje të nxënësve nga njëra komunë në tjetrën.
“Nxënësi ka të drejtë për transport falas nëse vendbanimi është larg së paku dy kilometra nga shkolla më e afërt fillore”, thuhet në nenin 61 të Ligjit për arsim fillor. Mirëpo, komunat vlerësojnë se transporti falas vlen vetëm për lëvizjet e nxënësve brenda territorit që ato administrojnë, kurse e argumentojnë këtë me mjetet përkatëse që u ndan Ministria e Arsimit dhe Shkencës parme bllok dotacioneve.
“Deri më 31 gusht të çdo viti, ne si komunë jemi të detyruar që të dërgojmë në MASH informacione për numrin e nxënësve të cilëve duhet t’ju sigurojmë transport. Pra, neve si komunë duhet të sigurojmë transportin e nxënësve për shkollat që janë në komunën tonë”, përgjigjen në Komunën e Shutkës. Sipas tyre, çdo komunë duhet të organizojë transportin e nxënësve të shkollave të veta, ndërsa për çështjen që nxënësit janë banorë të asaj Komune, pohojnë se duhet të jep zgjidhje Ligji. Mos konkretizimi i këtyre situatave në ligj, u jep hapësirë komunave tjera që mos marrin përsipër transportin e nxënësve që nuk janë banorë të tyre.
Ligji për qeverisje lokale, e kufizon detyrimin e shërbimeve publik vetëm në kufijtë e administrimit lokal. Në këtë rast të shkollave që gravitojnë brenda një komune të caktuar, konkretisht të transportimit të nxënësve që janë banorë të saj. Rrjedhimisht, nxënësve të Vizbegut u mbetet të gjenden vetë në zgjidhjet që do të bëjnë, pra që prindërit të dërgojnë vetë fëmijët e tyre në shkollë ose nxënësit të ecin në këmbë deri ë shkollë. Vizbegu, shtrihet në tre komuna dhe jo të gjithë nxënësit janë banorë të Komunës së Shutkës.
Kjo e ka komplikuar më shumë jo vetëm çështjen e transportit publik të nxënësve filloristë por edhe çështjen e përgatitës së një projekti për ndërtimit të një shkollë në atë vendbanim. Vitin e kaluar, ishte Komuna e Butelit, ajo që vendosi të jetë bartëse e kërkesës për nderimin e një shkolle fillore, pasi pjesa dërmuese e nxënësve janë banorë të saj. MASH, u zotua se do ta vendos këtë shollë në prioritete e programit për investime kapitale, mirëpo ndërtimi i saj nuk ka filluar deri tani, pasi nuk është mbyllur faza e tenderimit për përgatitjen e planit të ndërtimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025