Rreth 300 bujq të Komunës së Ferizajt, nuk kanë mundur të aplikojnë për subvencione nga Ministria e Bujqësisë, pasi afati është mbyllur dy ditë më parë.
Ata sot kanë protestuar para qeverisë për shtyrje të afatit për aplikim. Por, nga Ministria thonë se një kërkesë e tillë nuk është bërë nga Komuna e Ferizajt, ndërsa këta të fundit fajin ia vënë Ministrisë së Bujqësisë.
Si punë të vetme, Nehat Uka nga Ferizaj bashkë me 13 anëtarë të familjes së tij e ka bujqësinë.
E çdo vit nga subvencionet në këtë sektor, shuma që kishte përfituar arrijnë vlerën e 40 mijë euro.
Por, ai po rrezikon që këtë vit të mos përfitoj asnjë cent.
Krejt kjo për shkak se afati për aplikim për subvencion është mbyllur dy ditë më parë.
Ndërkohë, Uka ka thënë se se kjo iu pamundësua nga Komuna, pasi kishte numër të madh të aplikimeve.
Nëse, Ministria nuk e shtynë afatin për aplikim, ai thotë se do të falimentojë.
“Vlera është rreth 40 mijë euro, që dëmtohemi. Ne e kemi këtë biznes familjar, ne jetojmë nga ky biznes, na nuk punojmë asgjë tjetër përveç kësaj pune. Ne jemi të dëmtuar në gjitha anët këtë vit, nëse nuk arrijmë këtë vit të aplikojmë për subvencione, ne falimentojmë, duhet me mbylle si biznes ose me u marrë me diçka tjetër ose edhe me lëshuar Kosovën”, ka thënë Uka.
Por, aplikimi nuk i është pamundësuar vetëm atij.
Janë rreth 300 bujq që e kanë fatin e njëjtë, e që fajin për këtë ia lënë, Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt.
“Që dy javë jemi duke prit në korridoret e Komunës së Ferizajt në Drejtorinë e Bujqësisë, por këtu kemi të bëjmë me neglizhencë dhe burokracinë sepse Drejtori i Bujqësisë në komunë, arsyetohet se gjoja ka pas shumë fermerë që kanë aplikuar”, ka thënë bujku, Xhevat Blinishti.
Ndërsa, bujku Asllan Maloku, ka thënë se që nga data kur ka aplikuar më 11 maj deri më 19 maj nuk i ka ardhur radha për aplikim.
“Unë kam aplikuar me datë 11 maj për termin, nga kjo datë deri me 19 maj dhe qysh nga ajo datë nuk më ka ardhur radha për aplikim. Kam 25 krerë lopë dhe 14 hektarë të mbjella me grurë dhe misër, është një vlerë shumë e madhe”, ka thënë Maloku.
Drejtimin e fajit drejt Komunës, e quan gabim Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj, Burim Bajrami.
Ai thotë se Ministria duhet të shtyjë afatin edhe për 10 ditë të tjera.
E që kjo kërkesë sipas tij është bërë tashmë.
“Ne i kemi referuar që presionin ta zhvendosin tek Ministria e Bujqësisë, për shkak se deri më tani nuk kemi hasur në mirëkuptim për zgjatjen e këtij afati, edhe pse unë kam bërë kërkesë, edhe para përfundimit të afatit të parë po ashtu edhe në moment kur kemi marrë konfirmim për zgjatje të afatit të dytë deri me 1 qershor” ka thënë Burim Bajrami, drejtori i Bujqësisë në komunën e Ferizajt.
Ai po ashtu e ka konsideruar afat të pamjaftueshëm, që të gjithë fermerët e Komunës së Ferizajt, të aplikojnë për subvencione.
“Kemi komunikuar më Ministrinë dhe kemi sinjale që do të hapet serish thirrja” ka deklaruar ai.
Por, krejt diçka tjetër kanë thënë nga Ministria e Bujqësisë.
Në një përgjigje, zëdhënësja e kësaj ministrie, Flutur Mustafa ka thënë se nuk është bërë një kërkesë për shtyrje të afatit.
“Deri me datë 1 qershor nuk kemi pranuar asnjë̈ kërkesë̈ në lidhje me shtyrje tjetër të afatit për aplikim. Komuna e Ferizajt këtë̈ kërkesë̈ e ka dërguar sot, në formë emaili respektivisht Kryetari Agim Aliu i është̈ drejtuar Ministrit Faton Peci dy ditë pas mbylljes përfundimtare të afatit. Përgjegjësia e neglizhencës për mos-menaxhim të situatës me aplikim në Programin e Pagesave Direkte i bie tërësisht Komunës në fjalë” ka thënë Mustafa.
E sikurse sot, këta bujq thonë se nuk do të ndalen së kërkuari mundësisë për të përfituar nga subvencionet. /RTVD/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës