Qeveria holandeze pritet nga minuta në minutë të shpallë dorëheqjen. Ende pa u hequr zbukurimet e kapërcyellit të viteve, përgjegjësia morale dhe ligji e ka vënë para përgjegjësisë. Edhe pse kryeministri Rutte u shpall nëpër popull si heroi i kohërave të vështira të Covidit- 19, asgjë nuk e mbrojti dot para së drejtës njerëzore dhe drejtësisë shtetërore.
Gjithçka nisi me një komision hetimor që investigoi mbi një lëngatë financiare që pësuan mbi 30 mijë familje holandeze, në krye prej një gabimi të thjeshtë administrativ e që u kthye në rrënuesin e jetëve të mbi 80 mijë fëmijëve që sot u shpallën publikisht “brez i humbur”. Akti administrativ i dikurshëm, para së gjithash cenonte thelbin e shtetit holandez, të qenit një shtet social, term disi bezdisës më së shumti për qeveria që vijnë në pushtet me mbështetje të korporatave të mëdha dhe si përfaqësues të grupeve të biznesit, për të cilët qytetari i thjeshtë shpesh është “dele”.
Tani do të fillojë konferenca e shtypit, dhe edhe pse së afërmi janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare (më 17 mars), çështja e qytetarëve holandezë sot nuk është ikja e kësaj shpure, por frika e qarkullimit të tyre sërish në skenën politike, edhe pse duket se dorëheqja është një kapak floriri.
Jo, çështja është a do të mbajnë përgjegjësi deri në fund. A do të ndëshkohen?
I shoh se si përpëliten ekraneve me justifikimin e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh, dhe mendoj Shqipërinë.
Çfarë duhet më shumë për të hequr këtë klasë politike që po na e ndryshon ADN- në, e ndihmuar fuqishëm nga media tërësisht e kompromentuar, thellësisht e inkriminuar me milionat qeveritare (me disa përjashtime, natyrisht)? Si mund të durojmë më kur:
– Të gjithë e dimë së Tire Alldervishi është thoi i një mega- allishverishi. Kurrë ndonjëherë në njëqind vite shtet nuk është bërë biznes me vdekjen, si këtë herë me Covid. Të gjithë kemi fakte, të gjithë flasim kafeneve, por nuk denoncojmë. Ka përjashtime, por po flasim për të tërën.
– Kurrë ndonjëherë nuk e kemi parë Shqipërinë kaq të pashtet, pa parlament, pa gjykata, pa kadastra, pa administratë. Ne jemi një shtet pa shtet, e pa shëndet fizik e mental.
– Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë fusha me kanabis sa vitet e fundit nëpër Shqipëri që na ktheu në Kolumbinë e Evropës.
– Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë bulizëm, fyerje publike, diskriminim të shqiptarëve veri e jug nga shteti i vet siç ka ndodhur në mënyrë sistematike vitet e fundit.
– Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë një makineri të tillë të pështirë dhe të egër publiciteti, që është në fakt oligarku ynë më i madh. Shumat që na shkojnë për PPP- në e Publicitetit nuk ka bilanc që t’i përfshijë.
– Kurrë ndonjëherë nuk kemi parë ministra më arrogantë, të lëpirës, më të fshehtë dhe më të pangopur se sot.
– Kurrë nuk kemi parë media kaq të përulur sa sot.
– Kurrë nuk kemi parë një Tiranë më të ngulfatur se sa sot.
Përmenda vetëm disa, se është listë shumë e gjatë. Po ç’them, vetëm darka e florinjtë do të kishte mjaftuar për t’u ngulur mijëra shqiptarë para kryeministrisë, deri sa të iknin pisat, duke u dhënë mësim edhe të tjerëve që do të guxonin të silleshin sërish si pisa në pushtet.
Po ku jemi ne? Ja, në mjerim të plotë, duke blerë ilaçe rrugëve privatisht e duke pritur se ndoshta Zeusi na e hedh ndonjë vaksinë e të na shpëtojë nga flama.
Po si mbërritëm deri këtu? Ja, duke e mpirë me vaksinën e durimit durimin tonë njerëzor. Dhe e vazhdojmë ende me qejf këtë “biznes”. Gjer atëherë flama me kollare të shndritshme do të përmjerë mbi ëndrrat tona përnatë e do të zaptojë ekranet tona përditë. Edhe ajo ka biznesin e vet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët