LAJMI I FUNDIT:

Qeveritarët serbë “kërcënojnë” Francën: Nëse nuk ekstradohet Haradinaj, njëjtë do të sillemi edhe me kërkesat tuaja

Qeveritarët serbë “kërcënojnë” Francën: Nëse nuk ekstradohet Haradinaj, njëjtë do të sillemi edhe me kërkesat tuaja

Ministrja e drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburovic dhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq kanë folur në emër të qeverisë serbe rreth lirimit me kusht të Ramush Haradinajt.

Ministrja ka bërë të ditur se i kanë dërguar të gjitha dokumentet rreth rastit të liderit të AAK-së, Haradinaj.

Ajo ka thënë se ka më shumë argumente kundër Haradinajt, të cilat janë dokumentar edhe përmes protagonistëve në ngjarje, të cilat kanë të bëjnë me shkatërrimin e pronave dhe vrasjen e serbëve dhe komuniteteve të tjera në Kosovë, transmeton Telegrafi.


Gjersa Gjuriq ka thënë se Serbia nuk e pranon të drejtën për mos gjykim të Ramush Haradinajt. Ai shtuar se ish-kryeministri serb ka vrarë, madje një fëmijë dyvjeçar.

Ai gjithashtu ka folur edhe për një rast të torturës që kanë përjetuar disa shqiptarë, të cilat personalisht i ka bërë Haradinaj.

Sipas Gjuriqit, “të gjitha këto raste kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999 dhe Serbia nuk beson se drejtësia franceze i është frikësuar disa protestave të shqiptarëve”.

“Nëse Franca nuk vepron në përputhje me kërkesën tonë për ekstradimin e Haradinajt përmes Interpolit, të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe ne në raste të tilla nëse shteti francez e kërkon prej nesh. E njëjta gjë vlen edhe për shtetet tjera evropiane dhe botërore. Serbia kërkon me ngul ekstradimin e Haradinajt”, shtoi Gjuriq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori