LAJMI I FUNDIT:

Qeverinë e re të Maqedonisë e pret një ekonomi që kërkon reforma të thella

Qeverinë e re të Maqedonisë e pret një ekonomi që kërkon reforma të thella

Për përmirësimin e ekonomisë është i nevojshëm një politikan i guximshmën që sipas disa ekonomistëve, fillimisht do të bëjë të ditur se borxhi publik është më shumë se 6 miliardë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koha e masave populiste kanë përfunduar dhe tani radhën e kanë reformat e thella, thotë Zoran Vitanov për Tv Telma. Sipas tij, nuk ka nevojë për ulje të rrogave, edhe ashtu të ulëta në administratë, por fakt është se është mbipunësuar.


Abdylmenaf Bexheti thotë se qeveria e re ka shumë punë. Përpos masave që duhet të zgjidhin problemet që me vite e rëndojnë ekonominë, si moslikuiditeti, borxhet e vazhdueshme, kthimi joefikas i TVSH-së, duhet që ekonomia të shkarkohet nga dora e gjatë e ndërhyrjeve shtetërore.

Numrat tregojnë se borxhi publik është rritur dyfish për tetë vite, kurse çdo shtetas i Maqedonisë, në vitin 2016 kishte 2300 euro borxh. Ekonomistët paralajmërojnë se nëse borxhi publik afrohet 51% e BPV-së, atëherë shteti futet në skenare të rrezikshme, pra nuk do të jetë në gjendje të kryej obligimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori