LAJMI I FUNDIT:

Qeveria spanjolle ndalon hyrjen e tifozëve në stadiume deri në vitin 2021 – planifikohen testimet e lojtarëve në javën e ardhshme

Qeveria spanjolle ndalon hyrjen e tifozëve në stadiume deri në vitin 2021 – planifikohen testimet e lojtarëve në javën e ardhshme
La Liga (Foto: Brian Ach/Getty Images for LaLiga/Guliver)

Javier Tebas u ka bërë me dije klubeve nga La Liga se do të luajnë pa tifozë deri në vitin 2021.

Kreu i ligës spanjolle në një video-konferencë të mërkurën e kësaj jave ka paralajmëruar klubet që të kenë kujdes me buxhetin e tyre shkaku i krizës së shkaktuar nga coronavirusi.

Sipas Diario Sport, qeveria e Spanjës  e ka marrë këtë vendim në mënyrë që të mos lejohet edhe më shumë përhapja e pandemisë botërore.


(Photo by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Humbja e financave do të ketë një ndikim negativ te klubet nga La Liga, derisa raportohet se deri më tani janë rreth 120 milionë euro humbje.

Nëse vazhdon situata, parashihet që klubet nga La Liga në total të humbin rreth 900 milionë euro.

Presidenti i La Ligas, Tebas: Klubet që nuk pranojnë të luajnë do të ndëshkohen
Lexo po ashtu Presidenti i La Ligas, Tebas: Klubet që nuk pranojnë të luajnë do të ndëshkohen

Ky sezon i La Liga-së do të përfundojë dhe lojtarë do të testohen nga java e ardhshme rreth coronavirusit.

Spanja deri më tani ka 219 mijë raste të konfirmuara me coronavirus, ndërsa 22,524 kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori