Në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, është miratuar në lexim të dytë projektligji për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryesuesja e grupit punues për komplekset memorialë, Ganimete Musliu, ka thënë se projektligji është trajtuar mirë dhe janë plotësuar kushtet për procedim.
“Besoj se ai ligj ose ai projektligj tani i plotëson të gjitha kriteret dhe nuk kemi ndonjë vërejtje më, sepse e kemi trajtuar bukur mirë në disa seanca dhe kemi ftuar edhe ekspertë të fushës dhe iniciues të ligjit dhe gjithë të tjerë që të bashkëpunojmë dhe ta nxjerrim më të mirën të mundshme”, ka thënë Musliu.
Anëtari i Komisionit, Salih Salihu, ka ngritur për diskutim edhe çështjen dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore në Rahovec dhe në vendet tjera nga moti jo i qëndrueshëm.
“Kohët e fundit është aktuale, që dëmet që janë shkaktuar nga shiu pa ndërprerë, sidomos për korrjet grurit, por edhe kultura të tjera janë dëmtuar shumë dhe Ministria përkatëse nuk ka mundësi me gjetur mjete për kompensim të dëmeve që janë shkaktuar. Unë propozoj që me shkuar në Shqipëri për një vizitë dhe me i kontaktuar kolegët atje me shikuar se si e kanë të rregulluar çështjen e kompensimit të dëmeve”, ka thënë Salihu.
Idenë e deputetit e Salihu për vizitën fermerëve në Rahovec e ka përkrahur edhe kryetari i këtij Komisioni, Muharrem Nitaj, i cili paralajmëroi se sot Qeveria do të nxjerrë një vendim për dëmet në bujqësi.
“Me sa pash, qeveria e ka në diskutim sot marrjen e vendimit për dëmtimin për një pjesë të atyre që janë goditur nga breshëri në disa komuna të Kosovës kohëve të fundit. E kemi propozimin deputetit, Salihu që ta bëjmë një vizitë në Rahovec, unë po sugjeroj nëse kemi mundësi komplet Komisoni ta realizojmë një vizitë në Rahovec… Po të ishte realizua vizita më herët ndoshta do të mund të kishim dhënë një kontribut që edhe Qeveria ta ketë vendim më normal dhe në përputhje me nevojat e asaj zone”, theksoi Nitaj.
Mirëpo, kundër kësaj vizite ishte deputetja Ganimete Musliu, ngase sipas saj, është vonë dhe nuk asnjë ndikim pozitiv për fermerët e dëmtuar.
“Nuk e shoh si profitabile këtë vizitë tonën të mundshme gjatë kësaj jave në Rahovec, duke pasur parasysh se jemi shumë vonë, sepse Qeveria është në diskutim e sipër të kësaj teme, sot merr vendim dhe “ne po shkojmë në Rahovec post mortum” në këtë rast dhe nuk po shoh të arsyeshme me bërë një vizitë vec sa me shkuar me bërë një vizitë”, ka theksuar Musliu.
Komisioni po ashtu ka proceduar për në lexim të dytë edhe projektligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi