Qeveria sjell vendim për të përmbyturit në Shkup

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme mes disa vendimeve që i morën, u dakorduan edhe për personat e përmbytur të cilët për momentin jetojnë në konvikte studentore, të vazhdojnë të qëndrojnë atje deri më 1 prill, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditë së sotme ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi njoftoi se Qeveria do të sjell vendim për këto persona dhe bëri apel që të pritet me durim.
Rreth 150 persona të cilët u goditën në përmbytjet në Shkup më 6 gusht, kanë qëndruar në konvikte të studentëve, ndërsa shumë të tjerë qëndrojnë tek familjarët e tyre për shkak të kompensimit të ulët që kanë marrë nga shteti./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































