LAJMI I FUNDIT:

Zgjatet edhe për dy vjet afati për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës së fundit

Zgjatet edhe për dy vjet afati për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës së fundit
Instalacioni “Mendoj për ty” i artistes Alketa Xhafa-Mripa, kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Afati për aplikim për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, është zgjatur edhe për dy vjet.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, raporton Telegrafi.

Shtyrja e afatit për aplikim është bërë përmes miratimit të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Personat e dhunuar gjatë luftës, Viktimave Civile dhe Familjarëve të tyre.


Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u bëri thirrje të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës që aplikojnë dhe të realizojnë të drejtën e tyre të garantuar me ligj në një proces që siç tha ai, është konfidencial.

Para kabinetit qeveritar, kreu i ekzekutivit u shpreh se të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë nevojë për përkrahje shoqërore dhe drejtësi.

Ndërsa, Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se me këtë ligj afati për aplikim për të gjithë personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës së fundit është zgjatur deri më 15 maj 2025.

“Duke konsideruar ndjeshmërinë e trajtimit të rasteve, kemi vlerësuar që ky afat duhet të shtyhet edhe për dy vite të tjera, më konkretisht deri më 15 maj 2025”, deklaroi Murati.

Ndryshe, gjatë luftës së fundit në Kosovë dhunimet seksuale të burrave, grave e fëmijëve, u përdorën si mjet lufte nga forcat ushtarake, jo ushtarake e policore të Serbisë. Numri i saktë i personave që u përdhunuan gjatë luftës nuk dihet, por sipas raporteve të organizatave relevante, vendore e ndërkombëtare, besohet të jetë rreth 20 mijë. Ndërkohë, deri tani statusi i viktimës u është njohur një mijë e 217 grave dhe 57 burrave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori