LAJMI I FUNDIT:

Qeveria më së shumti e shpenzoi buxhetin në paga e mëditje

Qeveria më së shumti e shpenzoi buxhetin në paga e mëditje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e llogarive qeveritare në Kosovë për vitin që shkoi, ku paraqitet pasqyra e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Sipas ASK-së, të hyrat e Qeverisë së përgjithshme në vitin 2015 ishin 1,706.1 milionë euro, ku krahasuar me të hyrat e vitit të kaluar ka pasur një rritje prej 26.4% të të hyrave.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 65% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”.


“Ndërkaq, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2015 ishte 1,612.3 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje prej 31%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje prej 24%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje prej 19%; dhe konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 14%. Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
​Kosova 17 vjet shtet, arritjet dhe ngecjet në ekonomi

​Kosova 17 vjet shtet, arritjet dhe ngecjet në ekonomi

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori