LAJMI I FUNDIT:

Qeveria propozon Ljubomir Joveskin për kryeprokuror shtetëror

Qeveria propozon Ljubomir Joveskin për kryeprokuror shtetëror

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme ka vendosur ta propozojë në Kuvend, Ljubomir Joveskin, për pozitën e kryeprokurorit, i cili është anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Siç thonë nga Qeveria, ky vendim është sjellur në bazë të bigrafisë profesionale të Jovevskit dhe në bazë të mendimit pozitiv të Këshillit të Prokurorëve Publik, njofton Telegrafi Maqedoni.


Prokurori publik në Maqedoni zgjedhet për gjashtë vite, ndërsa zgjedhja e tij bëhet me shumicë të thjeshtë prej 61 votave në Kuvend./Telegrafi/