Me miratimin në lexim të parë projektligjin për plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Qeveria po rrezikon jetën e pensionistëve të tanishëm por edhe të atyre të gjeneratave vijuese.
Kështu tha pjesëtarja e grupit qytetar #PROTESTOJ, Edona Bajrami në një konferencë për media, e cila tha se Qeveria jo vetëm që nuk ka arritur të ndërtoi një sistem efikas të mbrojtjes bazike sociale por edhe ka nisur iniciativa që rrezikojnë ekzistencën fizike të qytetarëve të saj dhe se po shuajnë mundësinë e vetme për një pleqëri dinjitoze.
“Përderisa kryeministrat, ministrat tanë janë bërë milionerë, shtatëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës dhe tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, qeveria jonë, jo vetëm që nuk ka arritur të ndërtojë një sistem efikas të mbrojtjes bazike sociale, por ajo ka nisur iniciativa politike të cilat drejtpërdrejtë rrezikojnë ekzistencën fizike të qytetarëve të saj…Iniciativa e fundit e Kuvendit të Kosovës, i cili ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, shënon kapërcimin më të madh që kjo qeveri ka bërë deri më tani, që legjitimon plaçkitjen e pronës private të qytetarëve të Kosovës, e që janë kursimet tona private në Trust Pensional. Ata synojnë të mbysin të vetmen mundësi tonën për një pleqëri të dinjitetshme…”, tha Bajrami.
Ndërsa si formë pakënaqësie ndaj sistemit qeverisës ky grup qytetarësh ka parashtruar disa pyetje për qeverinë, pasi që sipas tyre me miratimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, Qeveria e tanishme po rrezikon jetën e pensionistëve të tanishëm por edhe të atyre të gjeneratave vijuese.
“Duke parë që qeveria jo vetëm që rrezikon jetërat e pensionistëve të tashëm por edhe të gjeneratave që vijnë, ne e pyesim atë: A nuk është kjo shkelje flagrante e kushtetutës?, A nuk është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut t’i përvetësoni paratë tona të kursyera për pleqëri?, A nuk është mohimi i të drejtës në pension bazë shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe obligim i juaji për të na siguruar jetë të dinjitetshme?, A nuk është shkelje flagrante e kushtetutës dhe obligim i juaj për të na garantuar barazinë para ligjit?, A nuk është shkelje e kushtetutës kontrabandimi i ligjeve në Kuvend, pa e pyet as edhe një qytetar të vetëm?…”, tha Bajrami.
Ndërkohë, qytetarët që mbështesin iniciativën #PROTESTOJ thanë se nuk do të ndalen derisa të përmbushen qëllimet për një shtet ligjor dhe demokratik, andaj edhe do të vazhdojnë të marrin pjesë në protestat simbolike çdo të enjte në orën 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa