LAJMI I FUNDIT:

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Qeveria përfundimisht shpronëson tokat në veri

Më shumë se para një viti ishte kundërshtuar fillimi i ndërtimit të stacionit policor kufitar në Dren të Leposaviqit ndërmjet protestave të komunitetit serb. Sikur para një viti edhe sot Qeveria e Kosovës ka marr pikërisht vendimin që shpronësimet atje të mos ndalohet dhe pastaj të realizohen projektet infrastrukturore.

Një stacion policor kufitar ishte planifikuar të ndërtohej në fshatin Dren të Leposaviqit dhe plani kishte filluar të realizohet në shkurt të vitit 2023, duke e hapur rrugën e projektit.

Por, atje nuk është hedhur akoma as edhe themeli pasi që punën e kishin ndaluar protestat e qytetarëve të komunitetit serb, të cilët kundërshtuan punimet me pretekstin se po tentohet të dëbohen nga pronat e tyre.


Atë kohë ishte sugjeruar që për çdo ankesë t’i drejtohen gjykatës dhe mesa duket ashtu ka ndodhur pasi që Qeveria e Kosovës ka dal me vendimin e ri.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut, në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Republikës së Kosovës”,

Në një përgjigje shtesë për Dukagjinin, Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se vonesa ka ndodhur pas ankesave që janë dërguar në gjykatë.

“Procesi i shpronësimit ka filluar në vitin 2023. Si çdo procedurë tjetër shpronësimi, edhe kjo fillon me vendimin preliminar. Natyrisht, çdo palë mund ta apelojë vendimin në gjykatë, ashtu siç ka ndodhur me këtë rast. Gjykatat, në disa raste të ndara, kanë nxjerrë vendime të plotfuqishme sipas të cilave një numër i vogël pronash është larguar nga shpronësimi. Qeveria tani ka miratuar vendimin përfundimtar i cili reflekton vendimet e gjykatave”, kaë thënë nga Qeveria.

Televizioni ka komunikuar me Policinë e Kosovës në veri dhe ata thanë se akoma nuk janë njoftuar nëse tash pritet të fillojnë punimet pas vendimit të ri të Qeverisë ose për ndonjë kundërshtim eventual të banorëve lokalë.

Në shkurt të vitit të kaluar pikërisht Qeveria e kishte autorizuar Ministrinë e Infrastrukturës për kryerjen e punëve dhe përgatitjen e terrenit në ato zona.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori