LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan 15 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj

Qeveria ndan 15 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka ndarë 15 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj, i vrarë të enjten në komunën e Istogut gjatë një përballjeje me grabitësin e një banke.

Vendimi për ndarjen e kësaj shume është marr sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.


Ndryshe, sot kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës. Haradinaj, në një deklaratë për media tha se do t’i marrin të gjitha veprimet që policia të ketë mbështetjen e duhur, ndërsa nuk do të lejojnë që kriminelët të bëjnë ligjin në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se polici Izet Demaj, ka shti me armë në mbrojtje të vetes dhe rendit, për ta paguar edhe me jetë.

“Dje ka qenë një ditë e ndjeshme dhe e dhimbshme. Dje u vra një polic në detyrë si dhe sulmuesi i involvuar në plaçkitje. Polici ka shti në mbrojtje të vetes, rendit dhe e ka paguar me jetë, si dhe sulmuesi. E falënderoj drejtorin për menaxhimin e gjendjes në ditën e djeshme. Po ashtu i jap përkrahje policisë”, ka thënë Haradinaj, raporton Telegrafi.

Ndryshe, dita e shtunë do të jetë dite zie në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori