Në përkujtim të “Epopesë së UÇK-së” dhe rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të familjes së tij, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka filluar mbledhjen e sotme me një minutë heshtje dhe nderim për sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë në luftën për liri.
Sipas një njoftimi, kryeministri ka kërkuar nga të gjithë resorët qeveritarë dhe institucionalë në përmbushjen e obligimeve dhe angazhimeve në favor të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.
Gjithashtu, siç thuhet në njoftim, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 40 mijë euro për të përmbushur kontributin vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2019 në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, me seli në Sarajevë.
“Republika e Kosovës bën pjesë në grupin prej 4 për qind të shumës totale të vendeve të Evropës Juglindore që është përcaktuar formalisht në samitin e Bukureshtit, në nëntor të vitit 2006”, thuhet në njoftim.
Në mbledhjen e sotme, bëhet e ditur gjithashtu se kabineti qeveritar ka miratuar plotësim ndryshimin e vendimit për themelimin e Qendrës Përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët “Bllaca1999”. Me plotësim ndryshimin e sotëm të vendimit, ndahen 100 mijë euro për realizimin e këtij projekti.
Me vendimin që ka miratuar sot Qeveria e Republikës së Kosovës, është autorizuar Ministri i Financave që të aprovojë transfere nga nën programi “Shpenzimet e paparashikuara” në shuma individuale deri në shumën prej 40 mijë eurove për vitin 2019 të ndarjeve buxhetore.
Qeveria i ka rekomanduar presidentit që të autorizojë Ministren e Integrimit Evropian që të nënshkruajë Marrëveshjen financiare për IPA 2018 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Veç këtyre, nisma për lidhjen e “Marrëveshjes për punën fitimprurëse të anëtarëve të familjeve të anëtarëve të një misioni diplomatik apo konsullor” me Republikën e Francës, ka marrë miratimin në parim në mbledhjen e sotme. Gjithashtu edhe nisma për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Tajlandës për mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve ka marrë mbështetjen në parim nga kabineti qeveritar.
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka aprovuar në parim nismën për anëtarësim si “Anëtar i asociuar” në Zyrën Ndërkombëtare të Peshave dhe Matjeve.
Miratimin në parim gjithashtu e ka marrë edhe marrëveshja ndërkombëtare për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital, në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Portugalisë.
Kabineti qeveritar është informuar në mbledhjen e sotme me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së gjatë vitit 2018. Programi është ligjërisht i detyrueshëm për të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës në kuadër të kompetencave të tyre.
Ministria e Integrimeve Evropiane monitoron zbatimin e Programit dhe mbledh raporte të rregullta të cilat shërbejnë për vlerësimin dhe përmirësimin e zbatimit të programit. Sipas këtyre raporteve del se aktivitetet e Programit për vitin raportues janë zbatuar në nivelin prej 68,33 për qind, ndërsa 31,77 për qind e aktiviteteve nuk kanë arritur të zbatohen.
Kryeministri ka prezantuar idenë për organizimin e një takimi të kryeministrave të vendeve të rajonit për të diskutuar procesin e integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, dhe në të cilin do të ftoheshin edhe përfaqësues nga Komisioni Evropian.
Kryeministri po ashtu ka kërkuar informata për zbatimin e Ligjit të Prokurimit nga Ministria e Financave, për përfshirjen e komuniteteve pakicë në Policinë e Kosovës si dhe kërkesat e Shoqatave të dala nga lufta.
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka kërkuar angazhimin e ministrive të veçanta në procesin e realizimit të marrëveshjeve të arritura nga mbledhjet e përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova