LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton nismën që i lejon qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjës udhëtimin vetëm me letërnjoftime

Qeveria miraton nismën që i lejon qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjës udhëtimin vetëm me letërnjoftime
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës sot miratoi unanimisht nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për Lirinë e Lëvizjes dhe Qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnje Herecegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnje dhe Hercegovinës që të hyjnë në territorin e njëra-tjetrës me letërnjoftim biometrik.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në mbledhjen e Qeverisë kërkoi që të miratohet kjo nismë e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të këtyre shteteve.


“Kjo draft marrëveshje është për krijimin e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit rajonal si rezultat i zotimit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Sofjes…Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i kushteve për hyrje, kalim tranzit dhe qëndrim afatshkurtër me letërnjoftim të qytetarëve të palëve të përfshira në marrëveshje. Si rezultat qytetarët e palëve në marrëveshje do të kenë të drejtën që lirshëm të hyjnë, të kalojnë tranzit dhe të qëndrojnë në territorin e palëve për periudhën, e të cilët palët do të thjeshtojnë procedurat administrative për hyrjen tranzit dhe qëndrimin e shkurtër të qytetarëve të palëve me letërnjoftim biometrik. Vlen të theksohet se kjo marrëveshje do ti mundësoj qytetareve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bosnje Hercegovinës që për herë të parë të kenë mundësi të lëvizin në territorin e njëra tjetrës vetëm me letërnjoftim biometrik”, ka thënë Sveçla.

Ndërkaq, ai kërkoi po ashtu edhe miratimin e nismës “Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Serbisë, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të palëve të treta”, e cila u miratua nga Qeveria e Kosovës.

“Më lejoni që të prezantoj para jush nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Serbisë, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të palëve të treta. Kjo draft marrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta dhe bashkëpunimit rajonal si rezultat i zotimit nga liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Sofjes, të mbajtur në muajin nëntor të vitit 2020 ku u nënshkruan dy deklaratat ajo për tregun e përbashkët rajonal me deklarata për agjendën e gjelbër, ky samit është vazhdimësi e procesit të Berlinit. Kjo marrëveshje përcakton kushtet e hyrjes, lëvizjes dhe qëndrimit të qytetarëve të palëve të treta në territorin e palëve në marrëveshje duke përdorur trafikun ajror, ujor dhe tokësor”, ka thënë Sveçla.

Ndërsa në lidhje me këtë zëvendëskryeministri i Qeverisë, Besnik Bislimi, tha se duhet të kenë kujdes ndaj shteteve për të cilat kanë rezerva.

“Kam vetëm një kërkesë, te kjo pjesa ku rregullohet lëvizja e qytetarëve të palëve të treta mendoj që duhet të kemi kujdes tek shtetet për të cilët kemi rezerva”, ka thënë Bislimi.

Ndërkaq, Sveçla tha se e kanë parasysh këtë kërkesë dhe se sipas tij do të jetë pjesë e marrëveshjes për të gjitha palët.

“Po dhe ne në MPB e kemi parasysh këtë kërkesë legjitime, do të jetë pjesë e marrëveshjes të nënshkruar nga të gjitha palët”, tha ndër të tjera ministri i MPB-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori