Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), sot miratoi plotësim ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Por një vendim i tillë po kundërshtohet nga drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, duke thënë se për një gjë të tillë nuk janë konsultuar komunat.
Kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se Ligji për Vetëqeverisje Lokale, që nga viti 2008 nuk është ndryshuar e as plotësuar.
“MAPL përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe duke u bazuar në nevojat e komunave ka propozuar ndryshimet e nevojshme të cilat synojnë funksionimin sa më të mirë të vetëqeverisjes lokale në Kosovë. Funksionim më të mirë të komunave do të thotë jetë sa më e mirë për qytetarët dhe shërbime më të mira publike”, ka deklaruar Kurti.
Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi thotë ndryshimi i ligjit nuk prek qeverisjen lokale, por përmirëson disa aspekte.
“Plotësim ndryshimi i ligjit fokusohet në sqarimin e kompetencave vetanake, afatet ligjore dhe shqyrtimit të ligjshmërisë së akteve komunale, matjen e performancës së komunave, çështjen e mandateve të anëtarëve të komunave. Është rregulluar çështje kur pozita e kryetarit të komunave mbetet vakante etj.”, ka thënë ministri Krasniqi, përcjell Telegrafi.
Më pas ky propozim është miratuar në Qeveri.
Ndaj këtyre zhvillimeve ka reaguar Asociacioni i Komunave të Kosovës (AAK).
Drejtori i Ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka thënë se ndryshimi i ligjit për vetëqeverisje lokale është bërë pa konsultim me komunat.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që ky proces të shtyhet derisa kryetarët të certifikohen dhe të japin betimin në mënyrë që pastaj të ketë konsultime me kryetarët. Mund të konstatohet që Komunat e Kosovës në këtë proces të plotësim ndryshimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nuk janë konsultuar dhe nuk është marrë mendimi i tyre”.
Ibrahimi thotë se vendimi është i papranueshëm për komunat, duke bërë thirrje institucioneve qendrore që të ulen e të diskutojnë me Komunat e Kosovës për këtë ligj që prek interesat e komunave.
“Kjo në fakt është e pakuptimtë dhe e papranueshme, sepse si mund të ndryshosh një ligj që ka të bëjë me pushtetin lokal e nuk konsultohen Komunat e Kosovës. Kryetarët e Komunave sot në konsultime me Asociacionin e Komunave të Kosovës kanë bërë thirrje institucioneve qendrore që të ulen e të diskutojnë me Komunat e Kosovës për plotësim ndryshimin e Ligjeve që prekin interesat e komunave e në këtë rast ftojmë Parlamentin e Republikës së Kosovës që të konsultojë komunat para se ta miratoj ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ligj i cili prek dhe duhet të zbatohet nga vetë Komunat”, thuhet në reagimin e drejtorit Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit