LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miratoi Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së

Qeveria miratoi Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së

Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar miratimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2019 – 2023, propozim i cili u miratua në Kabinetin qeveritar.

Hoxha, me një ekspoze, ka paraqitur Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së 2019 – 2023, si dokumentin kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e agjendës evropiane.

“Këto reforma mbulojnë fushat e kritereve politike, atyre ekonomike dhe të acquis-së, në kuadër të kapitujve në tri blloqe, me masa afatshkurtra legjislative dhe zbatuese, dhe objektiva prioritare afatmesme. Ato fokusohen në përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së dhe zbatimin e tij, përmes reformave të politikave e atyre institucionale”, ka cekur Hoxha, duke shtuar se programi përmban rreth 390 masa, prej tyre rreth 160 janë masa legjislative dhe rreth 230 janë masa zbatuese.


Kostoja totale e zbatimit të Programit për sivjet, sipas Ministres Hoxha, është vlerësuar të jetë rreth 94.4 milionë euro, nga të cilat 81.8 milionë euro nga buxheti shtetëror dhe rreth 12.6 milionë euro nga mbështetja e donatorëve (BE dhe donatorët bilateralë).

Programi është hartuar nën koordinimin e MIE-së, dhe me përfshirjen e të gjitha institucioneve relevante, sipas të njëjtit proces dhe metodologjie të përdorur në rishikimin e tij paraprak. Pas miratimit nga Kuvendi, ai do t’i dërgohet Komisionit Evropian për komente zyrtare.

Gjatë këtij viti, pritet që PKZMSA të realizohet të paktën 70%. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori