Qeveria merr vendim të fshehtë për akomodimin e Shalës

Rroga e tij do të jetë 1 mijë e 30 euro. Vendimi nuk është publikuar dhe është mbajtur larg medies. Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se nuk ka qenë pjesë e mbledhjes së fundit të Qeverisë, shkruan “Koha Ditore”.
Koordinatori i dialogut, Blerim Shala, pos që do të ketë zyrë afër kryeministrit, do të ketë të drejtë të emërojë edhe një shef të kabinetit i cili do të ketë rrogën në nivel të njëjtë me një këshilltar politik, një asistent dhe një shofer, të cilët do të kenë rrogë ekuivalente me nëpunësit nëpër ministri. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/12/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































