LAJMI I FUNDIT:

Qeveria kërkon shkurtimin e mandatit të Parlamentit të Malit të Zi

Qeveria kërkon shkurtimin e mandatit të Parlamentit të Malit të Zi

Në një seancë elektronike, e cila u zhvillua sot, Qeveria e Malit të Zi ka vendos të propozojë shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi.

Në rendin e ditës thuhet se propozimin e vendimit për shkurtimin e mandatit në Kuvend e ka dorëzuar kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, mandati i Parlamentit mund të përfundojë para kohe – duke e shkurtuar ose shpërndarë atë, raporton rtcg.


Propozimin për reduktim mund ta paraqesin Presidenti i Malit të Zi, Qeveria ose së paku 25 deputetë, ndërsa vendimi për zvogëlimin e mandatit merret me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Megjithatë, neni 92 i aktit më të lartë ligjor shpjegon se si mund të bëhet kjo:

Kuvendi shpërndahet nëse nuk e zgjedh Qeverinë brenda 90 ditëve nga dita kur Presidenti i Malit të Zi emëron mandatarin për herë të parë;

Nëse Kuvendi për një kohë të gjatë nuk i kryen kompetencat e përcaktuara me Kushtetutë, Qeveria, pasi të dëgjojë mendimin e kryetarit të Kuvendit dhe kryetarit të grupimeve parlamentare në Kuvend, mund ta shpërndajë Kuvendin;

Kuvendi shpërndahet me dekret të Presidentit të Malit të Zi;

Kuvendi nuk mund të shpërndahet gjatë gjendjes së luftës ose të jashtëzakonshme, nëse është iniciuar votëbesimi ndaj Qeverisë, si dhe në tre muajt e parë të konstituimit të tij dhe tre muaj para skadimit të mandatit të tij;

Presidenti i Malit të Zi shpall zgjedhjet ditën e parë pas shpërndarjes së Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori