Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për plotësim ndryshim të vendimit të datës 5 korrik 2020.
“Pika 1 e vendimit të Qeverisë të datës 5 korrik 2020 fjalia (Fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej 45 minutave ndërmjet aterrimeve) zëvendësohet me tekstin si në vijim: “Fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen pa kufizime në numrin e fluturimeve”.
Në propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se Qeveria e Republikës se Kosovës, me qëllim të normalizimin të trafikut ajror, kishte marrë vendim për hapje graduale të trafikut ajror, duke hapur fillimisht trafikun vetëm për linja të rregullta”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ky vendim është plotësuar me vendimin e datës 5. 7. 2020, sipas të cilit fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” bëhen në intervale 45-minutëshe ndërmjet aterrimeve.
“Ministria e Infrastrukturës sipas kërkesës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe në konsultim me Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, duke marrë parasysh zotimin e palëve se do të ndërmarrin masa shtesë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe duke zbatuar rekomandimet e OBSH, ICAO dhe ECDC, ka vlerësuar se mund të hiqen kufizimet prej 45 minutash ndërmjet aterrimeve dhe të vazhdohen operimet pa kufizime në numrin e fluturimeve, por me masa të shtuara që do të implementohet nga Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe do të monitorohet nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe autoritetet e tjera relevante”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë