LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Serbisë i del në mbrojtje zëvendësministres serbe, që u shkarkua sot nga Kryeministri Haradinaj

Qeveria e Serbisë i del në mbrojtje zëvendësministres serbe, që u shkarkua sot nga Kryeministri Haradinaj

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se shkarkimi i Vesna Mikiqit nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë në Kosovë “është edhe një tjetër provë që (kryeministrit të Kosovës) Ramush Haradinajt i duhen serbë të dëgjueshëm dhe të bindur”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi të hënën se ka liruar nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Mikiq, e cila vjen nga radhët e subjektit politik Lista Serbe.

Haradinaj tha se ky vendim u mor pasi Mikiq deklaroi se bombardimet e NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.


Në reagimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thuhet se Mikiq, “duke e quajtur agresionin ndaj popullit serb gjenocid dhe separatistët shqiptarë terroristë”, ajo “ka shprehur mendimin që mbizotëron në mesin e popullit serb”.

Haradinaj shkarkon zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq (Dokument)
Lexo po ashtu Haradinaj shkarkon zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq (Dokument)

“Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij mund t’iu ngrenë edhe dhjetëra monumente agresorëve dhe terroristëve, por populli serb nuk do të detyrohet t’i respektojë ata që i kanë bërë keq”, thuhet në reagimin që e transmeton REL.

Shkarkimin e Mikiqit e dënoi edhe subjekti i saj politik Lista Serbe.

Kostiq që sulmoi Petroviqin, del në krah të zëvendësministres së shkarkuar si anti NATO
Lexo po ashtu Kostiq që sulmoi Petroviqin, del në krah të zëvendësministres së shkarkuar si anti NATO

Sipas kryeministrit Haradinaj, deklaratat e Mikiqit janë “të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes”.

Haradinaj tha se Mikiq i bëri komentet në Ministrinë e Drejtësisë.

Në vitin 1999, aleanca e NATO-s bombardoi caqet e ushtrisë serbe për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Sulmet zgjatën 78 ditë, ndërsa përvjetori i 20-të i nisjes së tyre u shënua të dielën.