LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri

Qeveria e nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri

Mbledhjen e së mërkurës Qeveria e Kosovës e ka nisur me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit të fuqishëm në Turqi dhe Siri.

Para kabinetit qeveritar, kryeministri Albin Kurti tha se janë të tronditur nga ky tërmet, ndërsa shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pranë Republikës së Turqisë dhe popullit të saj në gatishmërinë më të lartë për mbështetje”, deklaroi Kurti.


Ai shtoi se në bazë të kapaciteteve të saj, Kosova do të ndihmojë Turqinë në tejkalimin e kësaj tragjedie.

Ndryshe, më shumë se 9.600 persona kanë humbur jetën, si pasojë e tërmetit shkatërrues prej 7.8 magnitudë që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, të cilët lanë mijëra të vdekur e të lënduar.

Presidentja theksoi se përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje, dhe se dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori