LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë në Manastir

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë në Manastir

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në ndërtesën e Komunës së Manastirit do të mbajë seancën e saj të rregullt të 159-të.

Me këtë seancë të parë në kuadër të asaj që periudhën e ardhshme do të mbahen nëpër rajone të ndryshme të shtetit, siç informojnë nga Qeveria do të kryesojë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në të do të marrin pjesë të gjithë ministrat, ndërsa si mysafirë do të marrin pjesë kryetarët e komunave të rajonit të Pellagonisë, nga komunat e Manastirit, Prilepit, Krushevës, Krivogashtanit, Dollnenit, Novacit, Mogillës dhe Demir Hisarit.

Në këtë seancë, prioritet do të kenë informacionet për projekte me interes të menjëherëshëm te qytetarëve në këto komuna.


Para fillimit të seancës, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe zëvendësministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli do ta vizitojnë REK Manastir ku do të promovojnë masën e klimave inverter në prani të kryetares së komunës së Manastirit, Natasha Petrovska.

Ministri për Transport dhe Lidhje Goran Sugarevski si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov bashkë me kryetaren e komunës Petrovska do të kryejnë mbikëqyrje të punëve në rehabilitimin e rrugës rajonale Prilep- Topolçani- Manastir, ndërsa ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të vizitojë Shtëpinë e Shëndetit në Manastir, ku para një muaji është lëshuar në përdorim Shërbimi i rinovuar për ndihmë të shpejtë mjekësore.

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska, bashkë me kryetaren e komunës Petrovska do të vizitojë disa shtëpi të vogla grupore në komunë, derisa zëvendësministri për Mjedis Jetësor Jani Makraduli bashkë me Petrovskën do të kryejë mbikëqyrje në ndërtimin e stacionit pastrues për ujëra të zeza në fshatrat Tërnovë dhe Magarevë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori