LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë formon ekip operativ për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit

Qeveria e Maqedonisë formon ekip operativ për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit

Qeveria e Republikës e Maqedonisë së Veriut sot filloi mbledhjen e saj të rregullt të 149-të, duke miratuar vendim për formimin e një ekipi operativ i cili do të punojë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe do të përbëhet prej përfaqësuesve më të lartë të institucioneve nga qeverisja ekzekutive.

Me ekipin operativ do të udhëheq zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ndërsa do të bëjnë pjesë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, zëvendësministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu, drejtori Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski, drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska, drejtori i Drejtorisë për Zbulim Financiar, Bllazho Trendafillov, zëvendësdrejtori i deritanishëm i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Arif Asani dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski.


“Me këtë vendim Qeveria e RMV-së, tregon vendosmëri të fuqishme për mos ndaluar luftën kundër krimit dhe korrupsionit si përcaktim strategjik. Qeveria e RMV-së, do të punoj pa kompromis me qëllim që drejtësia të jetë e kënaqur dhe të ketë përgjegjësi të plotë për të gjithë ata që kanë marrë pjesë ose kanë ndihmuar krimin dhe korrupsionin në të kaluarën dhe tani”, thonë nga qeveria.

Ata shtojnë se ekipi operativ është plotësisht i përgatitur që të jetë në dispozicion të Prokurorisë Publike dhe të gjyqësorit në realizimin e obligimeve të tyre ligjore./Telegrafi/