Kërkesa e Parlamentit Evropian ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës po mirëpritet në Qeverinë e Kosovës.
Sipas ekzekutivit kosovar, kjo kërkesë tashmë i shtohet edhe rekomandimit të ish- përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell për largimin e masave në verën e vitit 2024.
Megjithatë, njohës të integrimeve evropiane thonë se përkundër vullnetit të parlamentarëve evropianë, vendimmarrja kryesore për heqjen e masave i takon vendeve të unionit.
Në anën tjetër, Brukseli zyrtar nuk ka kthyer përgjigje për KosovaPress mbi kërkesën e Parlamentit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Të enjten, në Komisionin e Politikës së Jashtme të PE-së, raportuesi për Kosovën Riho Terras paraqiti draft-raportin e tij vjetor për situatën në Kosovë dhe përparimin e saj drejt BE-së, ku mes tjerash u kërkua nga blloku evropian të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se masat janë vendosur padrejtësisht dhe po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht, andaj të njëjtat duhet të hiqen sa më parë.
“Ne e mirëpresim draft raportin e raportuesit për Kosovë në Parlamentin Evropian, Riho Terras në të cilën kërkohet largimi i menjëhershëm i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Kjo kërkesë tash i shtohet edhe rekomandimit të ish-Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell për largimin e tyre. Me këtë rast, ritheksojmë gjithashtu kërkesën tonë për largimin e masave ndaj Kosovës të cilat u vendosën padrejtësisht, dhe po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht”, thekson ai.
Kërkesën e PE-së ndaj vendeve të BE-së po e konsideron pozitive edhe analisti politik, Arbnor Sadiku. Megjithatë, sipas tij, për shkak të kompleksitetit të vendimmarrjes së Bashkimit Evropian është vështirë të besohet se masat ndaj Kosovës do të hiqen shpejt.
Ai kërkon nga Qeveria e Kosovës që të jetë më aktive dhe t’i bind vendet skeptike të BE-së për nevojën e heqjes së masave ndëshkuese.
“Është një lloj trysnie pozitive në kuptimin që Kosovës t’i largohen masat. Sa kemi pa në të kaluarën shtetet anëtare e kanë rolin kryesor në unionin evropian. Ato bazohen në bazën dy gjërave kur marrin vendime të tilla. E para është interesat e shteteve anëtare dhe gjeopolitika e BE-së… Lehtë është me ia vendos masat BE-ja një shteti, mirëpo është shumë vështirë me ia largu pasi vendimet janë koncensuale dhe bukur të komplikuara. Pasi nëse vetëm një anëtare e unionit është kundër atëherë bie poshtë… (Angazhimi i Qeverisë së Kosovës për largimin e masave) Sigurisht ndoshta është tentuar një formë ose tjetër, por ata që kemi pa publikisht ka qenë vendime në kundërshtim në kërkesat e BE-së dhe SHBA-së në raport me veriun. Ata kanë kërkuar që përmes dialogut të zbatohet sovraniteti atje por qeveria ka shkaktuar në mënyrë unilaterale dhe kjo ka shkaktuar probleme”, deklaron Sadiku.
Në takimin e ministrave të Bashkimit Evropian në fund të vitit 2024 është thënë se masat do të hiqen paralelisht me hapat që duhet të ndërmarrë Kosova për t’i ulur tensionet në veri.
BE ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, për shkak të rritjes së tensioneve në veri të vendit. Përderisa masat ndëshkuese janë në fuqi përgjatë 1 viti e gjysmë, dëmi është konsideruar rreth 500 milionë euro, ku përfshihen ngrirja e disa fondeve të BE-së ndaj Kosovës. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës