LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Japonisë i jep fund përdorimit të ‘floppy’ disqeve

Qeveria e Japonisë i jep fund përdorimit të ‘floppy’ disqeve

Qeveria japoneze më në fund e ka kuptuar se nuk janë më vitet e 90-ta, dhe ka konfirmuar se i ka dhënë fund përdorimit të “floppy” disqeve.

Përdorimi i teknologjisë së vjetërsuar nga Japonia është kthyer në titujt kryesorë këtë javë, pasi qeveria japoneze thuhet se shpalli fitoren në përpjekjet e saj për t’i dhënë fund përdorimit të “floppy” disqeve, transmeton Telegrafi.

Ministri japonez i Dixhitalizimit, Taro Kono, informoi Reuters-in të mërkurën se “kanë fituar luftën me disketat gjatë 28 qershorit”.


Kono ka qenë gjithashtu i zëshëm për largimin e makinerive të faksit dhe teknologjive tjera analoge në qeverinë japoneze.

Nga mesi i qershorit 2024, ministria e Dixhitalizimit në Japoni, organi qeveritar përgjegjës për udhëheqjen e transformimit dixhital të vendit, kishte hequr të gjitha 1034 rregulloret që rregullonin përdorimin e disketave, me përjashtim të një përdorimi mjedisor që lidhet me riciklimin e automjeteve.

Sipas Reuters, ajo ishte krijuar gjatë pandemisë Covid-19 në vitin 2021, gjatë përpjekjeve për të kryer testimin dhe vaksinimin mbarëkombëtar, dhe kishte zbuluar se qeveria japoneze ende mbështetej në dosjet e letrës dhe teknologjinë e vjetërsuar.

“Floppy” disku është një teknologji e tillë e vjetërsuar, për faktin se nga fundi i viteve 2000, kompjuterët prodhoheshin rrallë me disqe të përfshira. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

Teknologji
Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Teknologji
Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Teknologji
Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Teknologji
xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Teknologji
Kalo në kategori