LAJMI I FUNDIT:

Qeveria beson se brenda këtij muaji do të bëhen votat për ta kaluar demarkacionin

Qeveria beson se brenda këtij muaji do të bëhen votat për ta kaluar demarkacionin

Ndonëse nuk ka ndonjë konfirmim se kanë ndërruar qëndrim deputetët e koalicionit qeveritar – të cilët kanë thënë se do të votojnë kundër versionit aktual të demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi se, Qeveria e Kosovës beson se ky kapitull do të mbyllet brenda këtij muaji.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë për Telegrafin se shefi i Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur  se brenda këtij muaji do ta dërgoj në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Por, i pyetur se a beson se pozita i ka votat për ta kaluar këtë marrëveshje, duke e pasur parasysh kundërshtimet që kanë qenë nga vet eksponentët e dy partive që janë në koalicion qeveritar, Gecaj ka thënë – “besoj se bëhen”.


Ndryshe, demarkacioni është njëra nga temat për të cilën pushteti dhe opozita, nuk po mund të gjejnë assesi gjuhë të përbashkët.

Opozita po beson se me versionin aktual Kosova po humb territor, derisa Qeveria e Kosovës thekson se përcaktimi i vijës kufitare me fqinjin perëndimor, po bëhet në bazë të dokumentacioneve të cilat ekzistojnë.

Demarkimi i kufirit, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE), po thuhet se është prej kushteve kryesore për liberalizimin e vizave për Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori