LAJMI I FUNDIT:

Qeveria bën hapin e parë drejt formimit të Fondit Sovran

Qeveria bën hapin e parë drejt formimit të Fondit Sovran

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka bërë një hap tutje drejt formimit të Fondit Sovran, duke miratuar Koncept dokumentin për themelimin e këtij fondi.

Kurti gjatë prezantimit ka thënë se me të do të bëhet transformim ekonomik e se do të ketë riorientim të investimeve dhe rritje të punësimit.


“Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporatave, ngritjen e cilësisë, rritjen e punësimit dhe rritjen e efiçiencës në sektorin e ndërmarrjeve publike”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se Fondi do t’i jap jetë të re aseteve që qëndrojnë në fondin e AKP-së përmes riorganizimit, rehabilitimit dhe revitalizimit të tyre.

“Ky Fond do t’i jap shtytje të re ekonomisë së Kosovës duke krijuar kanale të reja për investime të reja të jashtme dhe qasje në tregjet botërore, dhe ruajtje të stabilitetit fiskal të vendit tonë”, theksoi ai.

Miratohet në parim koncept dokumenti për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës
Lexo po ashtu Miratohet në parim koncept dokumenti për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës

Në fund të muajit shkurt ishte miratuar në parim koncept dokumenti për themelimin e Fondit.

Themelimi i Fondit Sovran ka qenë ndër premtimet kryesore të LVV në fushatë zgjedhore, ku me këtë synohet shuarja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të marrë nën pronësi asetet strategjike të vendit.

Në krye të grupit punues të Fondit është zgjedhur Besnik Pula, profesor në Universitetin Virginia Tech, i cili njëkohësisht është këshilltar i kryeministrit Kurti për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare. /Telegrafi/