Qeset plastike vazhdojnë të përdorën me të madhe. Tregtarët për të mbrojtur ambientin jetësor fillimisht respektuan ligjin dhe shisnin torba të letrës dhe lëndeve tjera. Por, kostoja prej 15 ose 30 denarë për një të tillë rëndon buxhetin e qytetarëve dhe kjo masë ka humbur kuptimin e qëllimit fillestar.
Madje me pompozitet nga Ministria e Ekologjisë paralajmëruan se po ndjekin standardet evropiane dhe se tani e tutje do të prodhohen qese bio të degradueshme. Në emër të mos ndotjes së ambientit, asgjë nuk u bë përpos rëndimit të xhepave të qytetarëve për të paguar qese plastike kudo nëpër shitore.
“Për fat të keq, nuk e di nëse dikush do të bëj profit me këtë situatë, paguhen me çmim të lartë sesa që ka vlerën ajo qese nëpër shitore, vlerësoj se kjo është e papranueshme se të gjithë shohim në çfarë situate ekonomike jemi dhe shumica e njerëzve nuk mund ta përballojnë”, theksoi njw qytetar.
“Tani ka shitore që definitivisht nuk duhet ti paguajnë. Janë torba të letrës për shembull në shitoren e tekstilit dikur jepnin pa pagesë, tani kur filluan ti paguajnë në markete edhe ato butiqe, filluan edhe ata dhe normalisht që ka keqpërdorime në këto raste”, u shpreh njw qytetare.
“Shkoj në arkë, rëndom blej 1-2 mijë denarë dhe ajo shitësja më thotë: a do qese? Përse më pyet! Faturoi aty nuk do ta shoh, por paguhet, ja mbani artikujt dhe dola jashtë. Nuk është problemi parave, thjeshtë u largova. Ato qese sa të donë ti ndalojnë por nga ana tjetër ato përdoren dhe e shkaktojnë ndotjen”, tha njw qytetar.
“Përderisa në rrjetet e super-marketeve në emër të mos ndotjes së ambientit jetësor të paguajnë qeset dhe torbat në tregjet e gjelbra është krejtësisht ndryshe. Shërbimet janë të gjitha me qese plastike, të cilët thonë se po tu paguanin edhe qeset do tu kushtonin më tepër sesa vet fruta-perimet që i blejnë”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.
“Të gjitha ato duhet të ndalohen, jo vetëm qeset por edhe ambalazhet plastike, por ne tregje japin qese plastike. Më herët thanë se do sjellin bio të degrdueshme por nuk di çfarë u bë, por edhe ato që nuk ishin bio i shesin nga 15-30 denarë qese që aspak nuk ja vlen”, theksoi njw qytetar tjetwr.
“Nëse këtu në treg i japin pa pagesë ndërsa atje në markete i paguajmë, unë nuk mund të bëj revolucion por Inspektorati i tregut duhet ti rregulloj këto dy çështje”, u shpreh një qytetar.
“Mundet që tregtarët ti bëjnë pa pagesë sepse ne ju blejmë artikuj dhe shpenzojmë para aty, por ata na faturojnë. Jo çdo herë janë qese plastike që i përdorim më herët por këto torbat janë më kualitative”, tha një qytetar.
Ambientalistët thonë se shteti nëse do të mbroj ambientin jetësor dhe të ulë ndotjen e ajrit, qeset plastike janë të fundit.
Në radhë të parë ndotësit më të mëdhenj janë industritë e rënda, ngrohjet me derivate fosile, siç është rasti i rreth 700 institucioneve publike, automjetet e vjetra pa standarde ekologjike, djegia e deponive dhe ngrohja e amvisërive.
Sipas tyre pagesa e qeseve plastike më tepër është bërë për përfitime materiale të kompanive prodhuese, tregtuese dhe shitësit e tyre privat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj në Malishevë: Kurti po sillet si bukëpërmbysës
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite