Në Tiranë është mbajtur takimi i dytë koordinues në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e dy Qeverive të mbajtur në Pejë.
Në këtë takim është bërë e ditur se qershori do të jetë afati i fundit për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Në këtë takim është diskutuar për marrëveshjet e arritura në muajin nëntor në Pejë, siç është marrëveshja për hapjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar mes dy shteteve.
Koordinatori kombëtar dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, tha se janë ftuar dy delegacionet përkatëse për të dhënë kontributin përmes diskutimit dhe analizuar rezultatet e arritura deri me tani si dhe sfidat e implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara.
AI ka thënë se koordinimi i aktiviteteve nga dy palët dhe qasja e mirëfillte do të garantoj implementimin e marrëveshjeve mes dy vendeve tona.
“Ky takim koordinues ka për qëllim trajtimin e çështjeve të identifikuara nga takimi i parë, që nënkupton që diskutimi sot do të orientohet në sfidat që kërkojnë veprime konkrete nga organet zbatuese me qëllim të tejkalimit me lehtësi duke reaguar në kohë. Konsiderojmë se koordinimi i aktiviteteve nga të dy palët do të të garantojë implementimin e këtyre marrëveshjeve mes dy Qeverive tona. Ajo që unë mund të them me kënaqësi sot, nga katër marrëveshje që kemi arritur në mbledhjen e dy Qeverive në Pejë ka pasur një progres, të shfrytëzojmë rastin të shohim ku jemi me katër marrëveshjet e nënshkruara. Ashtu sic e kemi bërë një tajming qershori do të jetë afati i fundit në implementimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Pejë”, tha Limaj.
Limaj tha se nga ministritë e të dyja shteteve do të tregohet për sfidat që i kanë, që më pastaj të raportojnë tek kryeministrat, ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, për të eliminuar ato pengesa.
Ai tha se niveli i komunikimit dhe mbikëqyrjes së realizimit të marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri ka kaluar në një fazë tjetër, ku ai tha se si grup e kanë përgjegjësi që ashtu siç është marrë zotimi që ajo që nënshkruhet duhet të implementohet në tërësi.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, tha se që nga mbledhja e parë e përbashkët e dy Qeverive ku është nënshkruar dokumenti bazë i partneritetit strategjik mes dy shteteve kanë kaluar nga plotësimi i kuadrit ligjor, në përafrimin e legjislacionit në mes dy shteteve dhe në implementimin e marrëveshjeve të arritura.
“Me Kosovën ashtu sikur edhe me katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po punojmë fort drejt krijimit të një zone ekonomike të përbashkët, një zonë ku legjislacioni i vendeve tona lehtëson tregtinë, lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave dhe në të njëjtën kohë, është i përafruar me legjislacionin e BE-së. Në këtë drejtim nëpërmjet koordinimit dhe aksioneve politike diplomatike të dy vendeve tona që ne arritëm pas më shumë se një viti përpjekje të nënshkruajmë në mars të këtij viti një marrëveshje rajonale për roaming, e cila do të ketë efektin real në tarifat telefonike duke filluar që nga data 1 korrik i këtij viti. Po ashtu, vetëm në rrafshin dy palësh me Kosovën kemi një marrëveshje për lehtësimin e tarifave roaming, përputhshmëria në mes këtyre dy marrëveshjeve do të diskutohet edhe sot”, tha ai.
Sa i përket marrëveshjes për hapjen e pikave t përbashkëta të kalimit kufitar, ai tha se wshtë një çështje komplekse por që sipas tij, nëse punohet mund të arrihet.
“Në funksion të hapjes së tregjeve tona ne kemi punuar ngushtësisht në muajt e fundit për heqjen e vështirësive të tejkaluara në kohë në kohën e kalimit të kufijve të lëvizshmërisë së njerëzve. Por heqja e pengesave të kalimit kufitar ka edhe një aspekt të rëndësishëm sigurie, sa kombëtar aq edhe rajonale dhe evropiane. Menaxhimi i kufijve është një çështje komplekse, gati – gati një sfidë në vete, por nëse bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë punët ndërmjet strukturave tona sfida bëhet shumë here më e menaxhueshme. Ne synojmë të realizojmë menaxhimin integruar të kufijve përmes pikave të përbashkëta të kalimit kufitar për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”, tha ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe