LAJMI I FUNDIT:

Qërim hesapesh mes bandave çeçene në qytetin francez, gjithçka filloi për shkak të një adoleshenti – gjatë përleshjes përdorën armë e shkopinj bejsbolli

Qërim hesapesh mes bandave çeçene në qytetin francez, gjithçka filloi për shkak të një adoleshenti – gjatë përleshjes përdorën armë e shkopinj bejsbolli

Qërim hesapesh mes dy bandave të armatosura kanë ndodhur në një qytet francez Dijon. Gjithçka filloi kur një çeçen 16-vjeç është rrahur gjatë javës së kaluar, e në gjithçka ishin përfshirë dilerët e drogës.

Për t’u hakmarrë, më shumë se 200 çeçenë kanë sulmuar një bar, duke kërkuar personat përgjegjës, e për t’ju dalë në ndihmë bashkëkombësve, çeçenë nga e tëra Franca kishin shkuar madje ka pasur edhe prej atyre që kanë udhëtuar nga Belgjika, transmeton Telegrafi.

E dhuna u zgjerua në tërë qytetin Dijon ku janë djegur vetura të shumta. Pamje të këtyre momenteve janë kapur me telefona të mençur, ku çeçenët ishin armatosur me shkopinj bejsbolli e armë të ndryshme të zjarrit.

Madje në prapavijë dëgjohen shpërthime, ndërsa raportohet se ka pasur të lënduar. Policia franceze kërkoi përforcime, ku mbi 150 policë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Si rezultat i kësaj janë arrestuar katër persona, për shkak të posedimit të armëve të zjarrit, hedhjes së gjësendeve të rrezikshme, e çeçenët ende nuk janë identifikuar pasi bartnin maska dhe kishin hequr targat nëpër vetura.

Megjithatë pas një hulumtimi më të detajuar është zbuluar se bëhet fjalë për çeçenë më statusin e refugjatit që janë të njohur për autoritetet e sigurisë.

Vlerësohet se në Francë jetojnë afro 30 mijë çeçenë që janë shumë të lidhur dhe solidar me njëri-tjetrin, e pamjet e publikuara ngjajnë shumë me ato të skenave të filmave aksion të Hollywood-it, ku përdoren armë dhe mjete tjera për qërim hesapesh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori