LAJMI I FUNDIT:

Qeni u shpëtoi jetën, por nuk i pranojnë në hotel me të, Rama i dërgon vetë në hotelin tjetër

Qeni u shpëtoi jetën, por nuk i pranojnë në hotel me të, Rama i dërgon vetë në hotelin tjetër

Kiko është qeni që u bë i famshëm për historinë e veçantë ku kishte zgjuar njerëzit e shtëpisë fillimisht  në natën e tërmetit tragjik në Shqipëri, duke lehur dhe më pas duke u hequr batanijen dhe duke i kafshuar.

Pronarët e qenit treguan historinë prekëse. Ata ishin shprehur që nuk e linin qenin dhe nëse nuk i pranonin ata do qëndronin jashtë me të.


Pak më parë në lidhjen live të Ramës nga Durrësi u shfaq sërish Kiko të cilin nuk e kishin lënë në hotel dhe pronarët nuk kishin pranuar që ta linin.

Rama u shpreh ‘live’ që ata do strehoheshin së bashku me qenin.

Pronarët tregojnë se si qeni ua shpëtoi jetën natën kur tërmeti goditi Shqipërinë, nuk na la të flinim
Lexo po ashtu Pronarët tregojnë se si qeni ua shpëtoi jetën natën kur tërmeti goditi Shqipërinë, nuk na la të flinim

Burime për Top Channel bëjnë me dije se atë e kanë nxjerrë jashtë në 12 të natës nga resorti dhe sëbashku me familjen e kanë bërë rrugën në këmbë. /tch/

Për të parë videon klikoni KËTU