LAJMI I FUNDIT:

Qëndrim gracioz i trupit pa asnjë gram dhjamë: Treningu i balerinave profesioniste do të bëjë çudira për figurën tuaj!

Qëndrim gracioz i trupit pa asnjë gram dhjamë: Treningu i balerinave profesioniste do të bëjë çudira për figurën tuaj!

Balerinat kanë qëndrim gracioz, muskuj të hollë, por mjaft të fuqishëm. Trupi i tyre duket ideal, ndërsa për të meritën e kanë ushtrimet e rregullta

Ato kalojnë orë të tëra duke i bërë këta hapa në mënyrë që të jenë në formë të përsosur.


Meqenëse duhet ta përgatisim trupin për verë, ide e mirë është të mësojmë nga ato dhe t’ua “vjedhim” disa ushtrime.

Ushtrimet përbëhen nga lëvizjet e lehta të cilat do të aktivizojnë absolutisht çdo muskuj në trup, transmeton Telegrafi.

Kërcim nga pozita galiç

Gjunjët lakoni lehtë dhe vendoseni trupin në pozicionin ngjashëm sikur bëni galiç. Nga ai pozicion bëni kërcim duke lëvizur edhe duart edhe këmbët njëkohësisht.

Bëjeni këtë ushtrim 30 sekonda.

Gërshërët

Shtrihuni në shpinë dhe ngrini këmbët sa më lart që mundeni. Lëshoni poshtë me lëvizje zigzag.

Ky ushtrim do t’i aktivizojë muskujt e barkut. Gjithashtu ushtrimi zgjat deri në 30 sekonda.

Ura

Ky ushtrim do ta aktivizojë anën e pasme të kërdhokullave dhe muskujt e vitheve.

Këto ushtrime të thjeshta dhjetëminutëshe do të skalisin trupin deri në perfeksion.

Nëse së paku 3 herë në javë ndiqni këtë program, për një muaj do të vëreni dallimin drastik në mënyrën e qëndrimit, në dukjen e trupit, por njëherësh do të zgjidhni edhe dhembjet e shpinës dhe qafës.

/Telegrafi/