Një vit pas ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën, këngëtarja Sheila Haxhiraj, ka vendosur të flasë publikisht për herë të parë.

Vëllai i saj, Henri Haxhiraj, humbi jetën në tetorin e vitit të kaluar, pas një akti tragjik që ndodhi në banesën e familjes në zonën e Qytetit Studenti.


Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Foto: YouTube

Në një intervistë në emisionin “S’e Luan topi”, artistja tregoi se ka qenë e pranishme në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja, por nuk mundi të reagonte në kohë.

“Është pengu më i madh i jetës sime. Vazhdoj t’i bëj vetes pyetje pa fund… pse nuk e vura re më herët, pse nuk munda të bëja më shumë", tha ajo.

Këngëtarja e njohur reagoi edhe ndaj raportimeve të bëra pas ngjarjes, duke mohuar kategorikisht pretendimet se vëllai i saj vuante nga depresioni.

“Henri nuk ka pasur probleme të tilla. Ajo që ndodhi ishte një moment i papritur. Shumë nga ato që u thanë më pas ishin thjesht spekulime dhe abuzime mediatike". /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com