LAJMI I FUNDIT:

Qëlloi me thikë nëntë persona që po prisnin rend para një furre buke në Francë, la të vdekur dy prej tyre

Qëlloi me thikë nëntë persona që po prisnin rend para një furre buke në Francë, la të vdekur dy prej tyre

Klientët që po prisnin para një furre buke në Romans-sur-Isere të Francës, janë qëlluar me thikë nga një person, që besohet të jetë një azil kërkues.

Të pranishmit kanë thënë se ai ka thirrur “Allahu Ekbar”, para se t’i qëllonte nëntë persona, derisa së paku dy prej tyre i la të vdekur, transmeton Telegrafi.

Policia e ka arrestuar të dyshuarin, që besohet të jetë një sudanez në të 30-at. Sulmi po konsiderohet se nuk ishte i provokuar, derisa viktimat ishin vetëm njerëz të pafajshëm që u ndodhën aty në momentin kritik.

Në pamjet e filmuara menjëherë pas sulmit, shihen vetëm autoambulancat që shkojnë për të marrë të plagosurit. Deri më tani, është thënë se njëri prej të plagosurve, është në spital me gjendje kritike.

Ngjarja e rëndë, vjen në kohën kur autoritetet franceze kanë kërkuar që e tërë Franca të mbyllet në karantinë, nga rreziku i përhapjes së coronavirusit.

Zyrtarët e sigurisë, janë duke bërë hetime rreth sulmuesit, derisa nuk kanë dhënë detaje shtesë për viktimat dhe gjendjen e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori