Vlora vijon të mbetet një qytet ku hakmarrjet e bandave kriminale nuk njohin fund. I tillë dyshohet të ishte edhe atentati i mbrëmjes së të mërkurës në lagjen 24 maji të qytetit, ku në drejtim të mjetit që drejtohej nga 30-vjeçari Kevin Hajrulla janë derdhur një breshëri e tërë plumbash automatiku, duke e plagosur rëndë.
Nga breshëria e plumbave është plagosur aksidentalisht edhe një shitës aty pranë, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shënjestra e këtij atentati brutal për nga egërsia e të kryerit, ndodhet në gjendje të rëndë dhe pas ndihmës së parë mjekësore që ka marrë në spitalin rajonal të Vlorës është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Nga të dhënat e para hetimore mësohet se autorët e këtij atentati mund të jenë tre persona, dy ekzekutorë dhe drejtuesi i mjetit, të cilët kanë qëlluar të paktën 80 plumba mbi mjetin e 30-vjeçarit. Pas ngjarjes, autorët janë larguar në drejtim të Fierit, ku pranë fshatit Panaja kanë djegur automjetin së bashku me dy armët e zjarrit tip kallashnikov dhe dy karikatorë.
Drejtori i Policisë së Vlorës nga vendi i ngjarjes deklaroi ngritjen e grupit të posaçëm hetimor për këtë ngjarje të rëndë, por pa dhënë detaje të tjera mbi autorët e dyshuar apo të kaluarën e shënjestrës së këtij atentati.
Burimet pranë Policisë së Vlorës janë shprehur se i plagosuri Kevin Hajrulla nuk është person i skeduar më parë, ndërsa dyshimet janë se ai mund të jetë qëlluar për shkak të së kaluarës konfliktuale dhe implikimit në ngjarje kriminale të familjarëve të tjerë të tij.
Sakaq, forcat RENEA janë rishfaqur në rrugët e Vlorës, skena këto të zakonshme pas çdo atentati.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës