LAJMI I FUNDIT:

Që nga marsi, ​756 punëtorë shëndetësorë janë prekur nga COVID-19, ndërsa tre mjekë kanë humbur jetën

Që nga marsi, ​756 punëtorë shëndetësorë janë prekur nga COVID-19, ndërsa tre mjekë kanë humbur jetën

Që nga regjistrimi i rasteve të para të COVID-19 në Kosovë e deri më sot, 756 profesionistë shëndetësorë janë prekur nga ky infeksion, ndërsa 3 mjekë kanë humbur jetën.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një shkrimi në Facebook.

Hoti ka bërë thirrje që të respektohen në maksimum masat mbrojtëse.


“Që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19 në Kosovë (13 mars 2020) e deri më sot, 756 profesionistë shëndetësor janë prekur nga ky infeksion (brenda dhe jashtë institucioneve shëndetësore).”

“Këtë javë kemi humbur tre profesionistë të nderuar të mjekësisë kosovare: profesorin Sylejman Rexhepi, kirurgun Ali Tolaj dhe mjekun familjar Fadil Zuka. Personeli shëndetësor nuk kanë nevojë që të tjerët t’u tregojnë atyre si ta bëjnë punën, ata kanë nevojë që secili të bëj kujdes maksimal, të zbatojë masat e thjeshta si bartja e maskës mbrojtëse, ruajtja e distancës (sociale e fizike) dhe higjienës. Kështu atyre u lehtësohet puna. Humbja e çdo mjeku/infermieri apo profesionisti tjetër shëndetësor na bën të gjithëve më më të ekspozuar dhe më të pambrojtur para këtij virusi që nuk njeh moshë, gjini, profesion, pozitë apo opozitë dhe që infekton e vret pa mëshirë. Kujdes, mos u anko pastaj”, ka shkruar Hoti, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori