Gregory Van der Wiel një kohë ishte llogaritur si njëri nga mbrojtësit e djathtë më të talentuar në Evropë.

Mbrojtësi anësor kaloi gjashtë vite në skuadrën e parë të Ajaxit, para se të transferohej tek kampioni francez Paris Saint Germain.


Në kryeqytetin francez holandezi luajti për katër vite para se të luante edhe për Fenerbahcen dhe Cagliarin në Evropë.

525842396

Reprezentuesi holandez vendosi të largohej nga Evropa, duke nënshkruar kontratë me klubin kanadez Toronto ku luajti për një vit deri në muajin mars të vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë, Van der Wiel nuk u aktivizua në asnjë skuadër dhe u mendua se ai është pensionuar nga futbolli.

GettyImages 126202052 Gregory van der Wiel. (Photo by Anoek de Groot/EuroFootball/Getty Images)

Por 16 muaj më vonë, holandezi është rikthyer dhe ka nënshkruar për klubin RKC Waalwijk.

32-vjeçari prej disa ditësh është duke stërvitur me këtë klub, teksa ka folur edhe për aventurën e re që e pret.

“Deri më tani nuk e kam mbyllur kapitullin me futbollin, pasi ende dua të luaj”, tha Van der Wiel për faqen zyrtare të klubit.

csm rsz img 3767 727edaddac 1

“E dua shumë këtë lojë dhe dua të jem çdo ditë i zënë me futbollin, në nivel profesional dhe të qëndrojë në fushë me shokët e skuadrës”.

Ish-reprezentuesi holandez pritet që gjatë ditëve të ardhshme të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me klubin.

GettyImages 163393577 1 Gregory Van Der Wiel. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Ai ka falënderuar trajnerin Fred Grim si dhe drejtorin sportiv Mo Allach për besimin e dhënë.

Vetëm disa javë më parë, Van der Wiel konfirmoi se në të kaluarën ka qenë shumë pranë të nënshkruajë me gjigantin gjerman Bayern Munich.

GettyImages 952050772 1 Gregory Van Der Wiel. (Photo by Hector Vivas/Getty Images)

Kujtojmë që rikthimi nga pensionimi në Holandë është bërë trend, pasi të njëjtën gjë e ka bërë edhe Arjen Robben, ku pas një viti pauzë ka nënshkruar tani me Groningen.

Ndërkohë po flitet që fushave t’i rikthehet edhe Wesley Sneijder që ka një ofertë konkrete nga skuadra e Utrecht. /Telegrafi/

24899895 1588582671208161 6470691490264744788 n

telegrafi sport app