LAJMI I FUNDIT:

Qani Mehmedi: Dorëheqja e BDI-së është akt i vonuar

Qani Mehmedi: Dorëheqja e BDI-së është akt i vonuar

Njohësi i çështjeve politike në Maqedoni, Qani Mehmedi, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se dorëheqja e ministrave të BDI-së nga Qeveria e Maqedonisë nuk ka të bëjë me skandalin seksual në mes të deputetes Ermira Mehmetit dhe zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi, por sipas Mehmedit, ai përgjim megjithatë tregon “se e kemi një elitë rrugaçe”

“Dorëheqja e Bashkimit Demokratik për Integrim nga Qeveria e Maqedonisë është akt i vonuar. Kjo është dashur të ndodhë më herët. Tashmë është e qartë se s’ka të bëjë dorëheqja me skandalin”.


Megjithatë sipas Mehmedit, “biseda intime përveç aspektit moral, aspekte të tjera nuk përfshinë. Ai nuk ndikon në jetën politike dhe as nuk i rregullon marrëdhëniet ndëretnike e as nuk ndikon në karakterin shtetëror të Maqedonisë”.

Ndërsa “dorëheqja e ministrave të BDI-së nga Qeveria e Maqedonisë ka qenë një akt i domosdoshëm moral e politik”.

Mehmedi tha se nëse do ta kishte incizimin e bisedës me përmbajtje erotike në mes të Ermria Mehmetit dhe Musa Xhaferit do ta publikonte menjëherë.

“Unë do ta publikoja si kryeredaktor përgjimin pa kurrfarë dyshimi, pasi askush nuk mundet ta ndalojë këtë gjë”, ka thënë Mehmedi, duke shtuar se “shihet qartë që me këtë skandal edhe shërbimet e huaja duan ta dëmtojnë BDI-në e Ali Ahmetit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori