Një qafë e bukur dhe e shëndetshme është simbol i elegancës dhe bukurisë. Është njëra prej pjesëve të trupit që reflekton kujdesin dhe bukurinë tonë. Në të njëjtën kohë është një matës i moshës tonë reale.
Ass.Msc. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
Kujdesi
Kujdesi që duhet t’i kushtoni qafës për ta mbajtur atë rinore dhe të bukur nuk është shumë i ndryshëm nga ai që duhet kushtuar trupit. Qafa duhet të pastrohet me produkte të buta në ujë të vakët. Fërkimi javor me eksfoliant (fërkues) të butë nuk duhet tepruar. Mund të përdoren qumësht për pastrim apo përbërës natyral me efekte qetësuese.
Një prej mënyrave më të mira për ta hidratuar dhe tonifikuar gjatë verës është fërkimi me anë të copëzave të trangujve. Gjatë dimrit mund ta ndryshoni ujin prej të ftoftit në të nxehtë duke e rritur qarkullimin e gjakut në atë pjesë.
Produktet
Nëse dëshironi t’i shmangeni formimit të rrudhave të hershme, duhet të filloni të përdorni losione hidratante pas moshës 25 vjeçare dhe kur i kaloni 30 duhet t’i kushtoni më shumë kujdes.
Lëkura në qafë është shumë e hollë prandaj duhet të hidratohet vazhdimisht. Duhet të mbrohet nga dëmtimet nga dielli gjatë verës me anë të kremrave mbrojtës.
Qëndrimi
Ndër faktorët kryesor është qëndrimi. Nëse nuk pohoni vazhdimisht me kokë poshtë, apo nuk e mbani kokën të ulur, pra nëse e mbani atë lartë me krenari, dukshëm do ta shtyjeni procesin e formimit të rrudhave.
Pozita e gjumit
Nëse keni zakon të flini me dy jastëk apo më tepër, duhet ta ndryshoni në rast të kundërt muskujt e qafës do të jenë të tensionuara dhe do të kenë zgjatje të tepërt. Kjo veti poashtu parandalon qarkullimin e mirëfilltë të gjakut.
Ka mendime kontradiktore nëse me të vërtetë kemi nevoje për jastëk apo jo. Sidoqoftë, specialistët pajtohen që tensioni dhe zgjatja e tepërt duhet mënjanuar.
Ushtrimet
Një tjetër shprehi që duhet ta largoni është kërcitja e qafës. Ky lloj veprimi nuk është ushtrim për qafë aq më pak i dobishëm. Me përsëritjen e këtij veprimi rrezikoni dëmtimin e nervave dhe humbjen e lëvizshmërisë për disa ditë apo përgjithmonë.
Qafa ka shumë pak lëvizje gjatë ditës, për këtë arsye duhet ta ushtrojmë rregullisht që ta mbajmë në formë të mrekullueshme. Nëse e përjashtojmë kërcitjen dhe shikimin përreth, qafa është e palëvizshme. Kur qafa nuk ka lëvizje të mjaftueshme, është e prirur për ngërçe dhe tendosje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRreziqet e internetit: Këshilla të sigurisë për prindërit, fëmijët dhe tinejxherët
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Maska më e mirë kundër zbokthit
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Ngërçet te bebet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën