Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë e 100 euro.

Përmes njoftimit të publikuar në faqen e tyre zyrtare Vetëvendosja është dënuar për thyerjen e heshtjes zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 14 nëntor.


PZAP ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje detyrohet që gjobën ta paguajë në afat prej 15 ditësh, nga dita e plotëfuqishmërisë së këtij vendimi nën kërcënimin e shqiptimit të dënimit shtesë.

auto 256423584 615543422981812 8161207377771572138 n 1  11637011919