LAJMI I FUNDIT:

Pyper: Vetëm 5.6% e qytetarëve mendojnë se nuk ka nepotizëm në Kosovë

Pyper: Vetëm 5.6% e qytetarëve mendojnë se nuk ka nepotizëm në Kosovë

Nepotizmi është një dukuri e cila po i shqetëson shumë qytetarët e Kosovës. Këtë e ka dëshmuar edhe hulumtimi i fundit i realizuar nga Pyper ku 94.4% e qytetarëve të anketuar mendojnë se nepotizmi është i pranishëm në Kosovë, kurse vetëm 5.6% mendojnë se nuk ka nepotizëm në Kosovë.

Po ashtu, më shumë se gjysma e të anketuarve (86.2%) besojnë se dukuria e nepotizmit dëmton zhvillimin e Kosovës.


Krahasuar me vitet e kaluara, rreth gjysma e të anketuarve nuk shohin një ndryshim pozitiv sa i përket luftimit të nepotizmit. Më saktësisht 51.5% mendojnë se dukuria e nepotizmit ka mbetur e njëjtë, për dallim prej këtyre, një pjesë më e vogël e të anketuarve mendojnë se është zvogëluar (17.4%) apo edhe se është rritur (31.2%).

Të pyetur se si e shohin dukurinë e nepotizmit pas 5 viteve, pjesa më e madhe e të anketuarve kanë një mendim pesimist rreth nepotizmit. Më saktësisht, 42.8% mendojnë se niveli i nepotizmit do të mbetet i njëjtë, ndërsa 17.9% mendojnë se kjo dukuri do të jetë edhe më e lartë viteve të ardhshme.

Një shumicë dërmuese e qytetarëve të anketuar (88.3%) pohojnë se dukuria e nepotizmit po ndikon edhe në migrimin e të rinjve në vende të huaja për punësim jashtë vendit kurse të pyetur se si e konsiderojnë punën e institucioneve në luftimin e nepotizmit, vetëm 25.7% e shohin si efektive.

Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1200 persona anembanë Kosovës.

Merrni edhe ju pjesë në hulumtimet e ardhshme të Pyper duke shkarkuar aplikacionin Pyper