LAJMI I FUNDIT:

Pyper: Rreth 52% e të anketuarve po i përdorin më rrallë automjetet si rrjedhojë e shtrenjtimit të karburantit

Pyper: Rreth 52% e të anketuarve po i përdorin më rrallë automjetet si rrjedhojë e shtrenjtimit të karburantit

Rritja e çmimeve të derivateve të karburantit po vazhdon të rritet në Kosovë dhe në gjithë botën. Kjo rritje e vazhdueshme e derivateve të karburantit po ndikon drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve dhe në atë se si udhëtojnë. Këtë e dëshmon edhe hulumtimi i fundit i realizuar nga kompania e hulumtimeve Pyper.

51.9% e të anketuarve kanë treguar se pas rritjes së vazhdueshme të çmimit të karburantit janë duke i përdorur më rrallë automjetet e tyre, 41.3% i përdorin njësoj kurse 6.8% po i përdorin më shpesh.

Si rezultat i kësaj kosto të udhëtimit, 19% e të anketuarve kanë filluar ta përdorin më shpesh transportin urban e 16.3% transportin ndërurban.

Lidhur me diskutimet e fundit për (mos)heqjen e akcizës për naftë, më shumë se gjysma e të anketuarve (69.3%) janë pro heqjes së akcizës për naftë. Ndërsa 9.9% janë kundër heqjes së akcizës për naftë.

Reklama

Hulumtimi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme me rreth 1000 persona anembanë vendit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Ekonomi
Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Këto janë lagjet që pritet të futen në sistem të ngrohtores, Osmani tregon për shtrirjen e rrjetit të Termokosit në Prishtinë

Pyper
Gjermania miraton Projektligjin që lejon ardhjen e 50 mijë punëtorëve në vit nga Ballkani, këto janë lehtësimet për t'u pajisur me vizë

Gjermania miraton Projektligjin që lejon ardhjen e 50 mijë punëtorëve në vit nga Ballkani, këto janë lehtësimet për t'u pajisur me vizë

Botë
Në librarinë “Dukagjini” promovohet libri “Pse s’ma ka thënë njeri më parë” i autores Julie Smith

Në librarinë “Dukagjini” promovohet libri “Pse s’ma ka thënë njeri më parë” i autores Julie Smith

Ekonomi
WSJ: Ekonomia ruse drejt kolapsit, lufta dobësoi të ardhurat dhe frenoi investimet

WSJ: Ekonomia ruse drejt kolapsit, lufta dobësoi të ardhurat dhe frenoi investimet

Botë
Paqartësi për qytetarët lidhur me pagesën e tatimit në pronë, Ministria e Financave nuk përgjigjet

Paqartësi për qytetarët lidhur me pagesën e tatimit në pronë, Ministria e Financave nuk përgjigjet

Ekonomi
Kalo në kategori