LAJMI I FUNDIT:

PYETJE PËR IZRAELIN

PYETJE PËR IZRAELIN

Poezi nga: Erich Fried
Përktheu: Ismet Daci

Në një botë të padrejtë
Të jesh i drejtë
Është vështirë
Në rast se përpiqesh
Rabbi Hillel ka pyetur
Para 2000 vjetësh
“Nëse unë nuk jam për vete
kush është për mua?”


Por të jesh i drejtë vetëm për vete
Vetëm pse të tjerët ishin të padrejtë?
(dhe fundi jo ata mbi të cilët sot
po ushtrohet vetëdrejtësia ishin të padrejtit)
Rabbi Hillel ka pyetur
Para 2000 vjetësh
“Nëse unë jam vetëm për veten
çka jam unë?”

Sot këtë pyetje e bën shumëkush në Izrael:
Nëse nuk jemi për palestinezët
Çka jemi?
Ç’pasqyrim i vonuar
I armikut jemi atëherë?”
Mirëpo të tjerët thonë: “Ka kohë,
të mirat vijnë ngadalë”

Rabbi Hillel ka pyetur
Para 2000 vjetësh:
“Kur, nëse jo
sot?”