Në një takim të organizuar para fillimit zyrtar të Festivalit të Këngës në Eurovision në Bazel, Odette Hella'Grand, i bëri një pyetje përfaqësuesit të Norvegjisë, Kyle Alessandro, e cila shumë shpejt u shndërrua në një situatë shumë të pakëndshme.

"Kënga juaj quhet 'Lighter', apo jo?", e pyeti ylli i zhanrit ‘Drag Queen’, të cilës ai iu përgjigj pozitivisht.


"Si një çakmak? A duhet gjithmonë të kërkosh një çakmak jashtë një klubi dhe të vjen ndërmend: ‘Do të shkruaj një këngë për një çakmak'?" pyeti ajo.

Foto: Screenshot/TikTok

"Në fakt bëhet fjalë për nënën time. Ajo u diagnostikua me kancer dy vjet më parë dhe më tha të mos e humbisja kurrë dritën time. Nga këtu lindi kënga 'Lighter'", shpjegoi ai.

Shumë e kanë quajtur këtë momentin më të sikletshëm në edicionin e këtij viti të Festivalit të Këngës në Eurovision.

Foto: Screenshot/TikTok

“Kush e punësoi?”, “Kjo është ajo që ndodh kur zëvendëson një gazetar me një influencues që nuk përgatitet për një intervistë”, “Pse nuk punësojnë gazetarë të vërtetë?”, “Çfarë shqetësimi” - janë disa nga komentet në TikTok.

Gjysmëfinalja e parë e Festivalit të Këngës në Eurovision do të zhvillohet nesër, më 13 maj në Bazel, duke filluar nga ora 21:00.

@worldvishawn

Someone didn’t do their research 😬 #eurovision #eurovision2025 #esc #eurovisionsongcontest #esc2025

Gjysmëfinalja e dytë është planifikuar për të enjten, më 15 maj dhe finalja për të shtunën, më 17 maj. /Telegrafi/