Pyetet për Mbappen, Kaderi: Nuk kuptoj shumë në futboll, e kam futbollistin tim

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme (e hënë) në emisionin "Kampionët" me Marina Vjollcën.
Ata janë pyetur rreth futbollit dhe preferencave të tyre, ndonëse modelja ka më pak informacione lidhur me këtë pjesë.
Teksa Marina e pyeti rretj Mbappe si një i preferuar për të gjitha femrat, ajo dha një përgjigje interesante.

"Unë nuk nuk kuptoj shumë në futboll. E shikoj për ndonjë shoqe se unë e kam këtu një futbollist", u shpreh ajo.

Kjo deklaratë e bukuroshes nga Prizreni shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Dyshja u njohën në Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe krijuan një histori dashurie.
Ata tani kanë nisur planet për martesë dhe për të ardhmen e tyre. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/06/2024
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































